Home KRYESORE Berisha kundër largimit të FMN-së:

Berisha kundër largimit të FMN-së:

Largimin e FMN-së nga Shqipëria, ish kryeministri Sali Berisha e gjykon si një akt aventuresk të Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama rrezikon ta çojë borxhin real të Shqipërisë deri në 85%, përmes konçensioneve dhe programit “1 Miliard” dhe beson se mund t’i zëvëndësojë kreditë e FMN me paratë e kanabisit.

Por sipas Berishës në realitet ndodh krejt e kundërta.

“Kreditë e FMN-së jepen sipas një kontrolli ligjor rigoroz, të cilat jo vetëm unk dëmtojnë ekonominë, përkundrazi nxisin rritjen. Kurse paratë e kanabisit janë para që vrasin çdo minutë, çdo orë, çdo ditë konkurencën dhe tregun e lirë në këtë vend. Dhe kjo nënkupton shkatërrim të konkurencës së ndershme, të krahut solid të ekonomisë që mbahet me rregulla sepse tani hyjnë thasët thasët e narko dollarëve, narko-lekëve dhe ato janë në gjendje të falimentojnë çdo biznes që i vënë vetes për qëllim” u shpreh Berisha qe thote se “opozita duhet të marrë masa të forta në këtë drejtim, për mos largimin e FMN-së”.

Share: