Nga Sali Berisha
Sot mbledhja e tepsimadhes se partise!
Te dashur miq, i dermuar perfundimisht nga 2.4 milione vota kunder dhe bojkoti te shqiptareve, i deshtuar totalisht me kabinetin e ri, me i korruptuari dhe me i paafti ne historine e pluralizimit, Edi Rama ka humbur kontrollin e vehtes.
Keshtu, çdo dite ai ben nga nje marrezi. Sot marrezia e radhes eshte ne parlament ne sallen e kryesise te qeverise dhe kryesise se grupit mbledhja, te Partise Siçiliste shtet, apo siç po e quajne me te drejte mediat mbledhja e tepsimadhes.
Ky eshte nje akt i pashembullt antikushtetues, antiligjor, qe nuk ka ndodhur kurre jo vetem gjate 27 viteve pluralizem por as me pare, qe nga vitet 50 kur diktatori Enver Hoxha u terhoq nga detyra e kryeministrit te vendit.
Mesazhi i ketij akti eshte nje dhe vetem nje: Kjo eshte mbledhja jo e tepsise por e tepsimadhes dhe do ndajme me te gjithe anetaret e saj sinine e partise! sb