Home KRYESORE Çfarë po ndodh? Trump mobilizon ushtrinë: “Bëhuni gati…”!

Çfarë po ndodh? Trump mobilizon ushtrinë: “Bëhuni gati…”!

Trupat më të shquar ushtarakë amerikane kanë marrë urdhër të “qëndrojnë gati” për luftë me Korenë e Veriut.

Gjenerali James Mattis paralajmëroi se është e pamundur të thuhet se çfarë thotë e ardhmja për krizën, por i kërkoi forcave të tij të përgatiten për një konfrontim ushtarak me Kim Jong-un.

Ai tha se ndërsa Trump është i angazhuar për të gjetur një zgjidhje diplomatike, ai shtoi se Ushtria e SHBA duhet të “qëndrojë gati”.

Sekretari i mbrojtjes ishte duke iu drejtuar ushtarakëve në konferencën e ngjarjes AUSA 2017 në Uashington.

Paralajmërimi i tij vjen në mes të shqetësimeve që Koreja e Veriut po përgatitet të shpërthejë një bombë bërthamore ose të nisë një raketë më 10 tetor.

“Tani, çfarë mban e ardhmja? As ti dhe as unë nuk mund të them, kështu që ka një gjë që ushtria amerikane mund të bëjë.” Shtoi gjenerali.

“Dhe kjo është që ju të jeni të siguruar se ne kemi opsione ushtarake që Presidenti ynë mund t’i angazhojë nëse është e nevojshme”./360grade.al

Share: