Home KRYESORE Donald Lu flet serish dhe, ja çfarë deklaron këtë herë

Donald Lu flet serish dhe, ja çfarë deklaron këtë herë

Ambasadori Amerikan në vendit tonë, Donald Lu i cili ka fituar një vëmendje mjaft të madhe ditëve të fundit për shkak të deklaratave të forta të tij në lidhje me krimin në vend ka bërë të ditur se do që të zgjasë mandatin e tij në Shqipëri.

Nuk dihet nëse kjo do të jetë e mundur, por Lu deklaron se do ta kërkonte një gjë të tillë. Ai ka thënë se në Shqipëri ka shijuar mikëpritjen e jashtëzakonshme shqiptare.

I pyetur nga “News 24” se ne janar mbush tre vjet ne Shqipëri dhe se a do te largohet ambasadori eshte shprehur:

“Ka qenë një nder i madh për mua dhe familjen time që kemi qenë këtu në Shqipëri në këto dy vite e gjysmë. E kemi shijuar aq shumë mikpritjen shqiptare sa kam kërkuar të qëndroj edhe më gjatë në këtë vend të bukur. Kam në plan të largohem nga Shqipëria në verën e vitit 2018. Deri atëherë, kemi shumë më tepër për të bërë së bashku”

Share: