Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu do të jetë në detyrë deri në gusht të vitit 2018. Lajmin e konfirmuan burime të Top Channel pranë Departamentit amerikan të Shtetit.
Atij i përfundon mandati në janar, por zoti Lu do të jetë përfaqësuesi i Uashingtonit në Tiranë deri në fund të verës së ardhshëm.
Muajt në vijim do të jenë të rëndësishme për zbatimin e vettingut dhe Reformës në Drejtësi, në të cilën Donald Lu është angazhuar personalisht gjatë ushtrimit të detyrës në Shqipëri.