Nga Fatmir Hoxha*
Alternativa është e thjeshtë sot: Edi Rama do të dorëhiqet vetë apo do ta dëbojmë ne? Përndryshe nuk ka më Shqipëri.
Në vitin 2013 Edi Rama mori pushtetin edhe me ndihmën e krimit të organizuar, duke futur në Parlament kriminelë të çertifikuar si të tillë nga drejtësia edhe e vendeve të tjera. Por NUK MBAJTI ASNJË PËRGJEGJËSI POLITIKE !
Viti 2016 shënoi kultivimin masiv të kanabisit nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. E gjithë Shqipëria jeshiloi nga droga , ndërkohë që ky kryeministër MOHONTE ekzistencën e kanabisit dhe mbronte ministrin e tij të Brendshëm, i cili ,pas përgjegjësit politik Rama, është përgjegjësi ekzekutiv i këtij KRIMI SHTETËROR.
E përsëris: KRIM shtetëror, pasi Edi Rama përfshiu struktura shtetërore në këtë krim kombëtar. “Çunat” e Saje Qorrit kishin në patronazh parcelat dhe merrnin përqindjen për çdo rrënjë, përndryshe i rrafshoni parcelën dhe e fusnin në burg këdo që bënte ndryshe.
Sot drejtësia italiane çertifikon gjithë akuzat që opozita dhe mediat kanë bërë për lidhjet e këtij pushteti me krimin e organizuar. Dredhia e Saje Qorrit që “nuk ka lidhje me kushërinjtë” nuk pi ujë! Fakti që i lejoi të vazhdojnë veprimtarinë kriminale, që nuk i kapi ai por italianët, është akuzë e mjaftueshme.
Pra ka vetëm një rrugë me një alternativë; Rama me bandën e tij të lerë një orë e më parë pushtetin. Ose me dorëheqje, ose ne ta dëbojmë si rrezik kombëtar. Koha e llafeve, deklaratave e debateve televizive ka skaduar. Është ora e aksionit.
*Fatmir HOXHA – Kryetar i Partisë së të Drejtave të Mohuara e re