Home KRYESORE Erion Isai: Do largohesha sa herë të mundja nga Portokallia

Erion Isai: Do largohesha sa herë të mundja nga Portokallia

Duket se pas dhjetë vitesh në skenën e “Portokallisë”, aktori i suksesshem Erion Isai vendosi të largohej nga spektakli pa shumë brenga. Lidhur me largimin nga “Portokalli”, aktori tha në “Jo vetëm modë ” ne Tv Klan se nuk është penduar aspak per kete vendim.

“Nuk jam penduar aspak dhe do ta bëja 50 herë në këtë moment. Unë ika i pari nga spektakli, më pas Besi dhe ka njëfarë ndikimi nga unë. Edhe para një viti jam matur për t’u larguar, por qëndrova. Nuk do të kthehesha për asnjë lloj oferte në atë spektakël, nuk më intereson për stadin se ku dua të shkoj. Kam patur një moment të sikletshëm në skenë me Erand Soilin që nuk u transmetua kurrë pasi tha një superfjalë banale në skenë padashje. Në Klan nuk na është propozuar emision me humor, por Klani është zhvilluar aq shumë sa ka vend akoma”, shtoi aktori.

Share: