Home KRYESORE Flet vëllai i madh i Habilajve: Pse na e kërkoi Tahiri Audi-n...

Flet vëllai i madh i Habilajve: Pse na e kërkoi Tahiri Audi-n prap, pasi na e shiti

Artan Habilaj është vëllai i madh i dy vëllezërve të tjerë, Moisi dhe Florian Habilaj, njëri i arrestuar dhe tjetri në kërkim si pjesë e grupit të akuzuar nga drejtësia italiane për trafik droge.

Në një intervistë për gazetarin e “Gazetës Shqiptare”, Enrik Mehmeti i madhi i Habilajve ka folur rreth akuzave të opozitës për trafik droge, lidhjen e gjakut me Saimir Tahirin.

Pjesë nga intervista e Artan Habilajt në korrik 2015.

Artan Habilaj është një prej njerëzve më të akuzuar nga ana e opozitës si njeriu pranë ministrit, dhe sipas tyre ka lidhje me trafikun e drogës në qytetin eVlorës. Sipas opozitës ai disponon automjetin e ministrit Tahiri me të cilin sipas akuzave të fundit janë kryer trafiqe. Në qendër të akuzave ka qenë automjeti tip Audi, i cili ka qenë në qendër ë akuzave edhe nga Zagani. Cila është përgjigjja juaj për këto akuza?

Në asnjë rast nuk është kapur as me drogë as në kundravajtje me ligjin. Është ndaluar si çdo qytetar i republikës së Shqipërisë për kontrolle, si në të gjitha rastet, e më pas ka vazhduar normalisht. Nuk ka pasur asnjë rëndësi nëse makina është e ministrit apo e kujtdo qoftë.

Kjo makinë është përfolur se ka dalë shpesh jashtë shtetit, e kryesisht drejt shtetit grek. Këto lëvizje të shpeshta, pse kanë ndezur akuzat e opozitës për trafik droge?

Unë kam dokumentacionin që vërteton se babain e kam çuar në qytetin e Janinës edhe tre herë në muaj për arsye shëndetësore. Dhe për këtë kam fakte. Dhe absolutisht nuk bëhet fjalë për drogë.

Kur e keni marrë makinën e ministrit?
E kam marrë në 2013, në tetor.
artan-habilaj-1_1.jpg

Pasi e keni marrë makinën, pse nuk e keni kaluar në emrin tuaj?

Me sa di, z.Saimir Tahiri ka pasur një problem me fëmijët e Berishës, dhe është bllokuar nga Përmbarimi për të mos kaluar në pronësi të tjetrit.

Po sa i takon akuzave që kjo makinë është përdorur prapë nga z.Tahiri?

Po është e vërtetë, z.Tahiri e ka marrë njëherë këtë makinë për arsye familjare për të dalë jashtë vendit, por nuk e di ku. E ka kërkuar njëherë dhe e ka marrë, por kjo për arsye se s’ka patur makinën e tij.

Cila është lidhja fisnore që ju keni me ministrin Tahiri?

E kam kushëri të largët, në shkallën e gjashtë është pak. Gjyshja ime me stërgjyshen e zotërisë në fjalë, kushërinj të largët./G.SH

Share: