Home KRYESORE Gazetari Hoxha tregon detaje shokuese: Fisi Çapja në vitin 2015 mbretërit e...

Gazetari Hoxha tregon detaje shokuese: Fisi Çapja në vitin 2015 mbretërit e Elbasanit

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar sot në detaje se si nisi konflikti që pasoi me shumë vrasje mes fiseve Çapja dhe Çela në Elbasan, të cilësuara si dy bandat që sundojnë qytetin.I ftuar në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ në “News24” Hoxha bëri deklarata të forta ndërsa pohoi se deri në vitin 2015 fisi Çapja ishin ‘mbretërit’ e Elbasanit dhe të privilegjuar nga maxhoranca e kaluar (PD).

Po ashtu ai tregoi se si nisi seria e vrasjeve pas ekzekutimit të Rezart Çelës, duke vijuar me sagën e hasmërisë mes dy bandave. Mes të tjerash ai tha se banda e Çapjave ka dorë edhe në vrasjen e ish-shefit të Qarkullimit në Elbasan, Fadil Mema si dhe ish-truprojën e ish-drejtorit të Policisë së Elbasanit

“Elbasani u kthye sërish në skenë pas kësaj histirike që u rikthye.Në 97 ishin tre banda. Ato banda ranë, ishin shumë agresive. Ishin banda që bënin grabitje, vrasje, Policia i goditi. Disa u shpallën në kërkim. Banda e Çërikut u godit kur PD erdhi në pushtet. Në qytetar nga Italia erdhi në Elbasan dhe futi ca lojëra kompjuterike dhe falë njohjeve që kishte, nuk paguante taksat, por më pas ai kërcënohet dhe largohet prej aty. Si administrator la një qytetar me emrin Rezart Çela. Në këto moment i kërkon Sokol Çapja që të marr nën administrim këto makineta. Këtu nis konflikti Çela Çapja, Ndaj Çapja paguan tre vrasës me pagesë, siç janë Armand Hasani, Dritan Sheme dhe Ardian Beqiri. I paguan 50 mijë euro. Si fillim i jep 25 mijë euro. Ata do vrisnin Çelën. Këta e vrasin dhe me vrasjen e tij, italiani humb kontrollin e makinetave dhe ato i merr Çapja. Por Çapja nuk i jep pagesën e dytë këtyre personave dhe ata e vrasin.

Në shtator të 2005-ës ndodhi ngjarja. Nga ky moment nis hakmarrja mes fisit Çapja në drejtim të vrasëseve me pagesë. Dy prej tyre janë varë, madje iu vranë edhe vëllezër. Në 2016 vritet edhe vëllai i Ardian Beqirit. Elbasani kishte shpëtuar nga bandat e 97 dhe në këto moment dalin Çapjat. Më pas ata nisin të vrasin gjithë ata që dalin në skenë, siç ishte ish-shefi i qarkullimit Fadil Mema, që iu bë atentat në Elbasan. Më pas u vra në 2015 në Torino të Italisë. Që nga 2004-2015 njerëzit që kanë bërë goditjet dhe kanë vrarë edhe ish-truprojën e komisar Kosenit janë Çapjat.

Janë ata njerëzit që nuk janë penalizuar dhe kanë mbajtur nën kontroll Elbasanin. Janë mbretërit e Elbasanit. Është vrarë edhe ish-inspektori i Antidrogës. Gjatë 8 viteve që në pushtet ka qenë maxhoranca e djathtë, grupi që ka mbizotëruar Elbasanin dhe ka krijuar bizneset të ligjshme. E panë edhe gazetarët e tu. Se di si i çove ti ata aty, se ata të fikin derën. Ka qenë makina me logon e ‘News24’ se ata….”, tha Hoxha

Share: