Home KRYESORE Gjykata e Lartë heq dorë nga gjykimi i Alfred Pezës

Gjykata e Lartë heq dorë nga gjykimi i Alfred Pezës

Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë për hetimin e pasurisë së Alfred Pezës dhe ja ka kaluar çështjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjykata e Lartë ka hequr dorë nga shqyrtimi i kësaj dosje për shkak se Alfred Peza nuk është më deputet dhe nuk është kompetenca e saj ta shqyrtojë këtë çështje, raporton Tv Klan.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza akuzohet për fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim të të ardhurave për shumën e parave prej 113 milionë të reja.

Në muajin Maj 2017, Apeli i Krimeve të Rënda hoqi sekuestron që ishte vendosur ndaj pasurisë së ish-deputetit.

Alfred Peza ka deklaruar disa muaj më parë se po hetohet si gazetar dhe jo si deputet, duke sqaruar se pasurinë e tij dhe të bashkëshortes e ka të ligjshme.

Share: