Home KRYESORE “Habilajt” dalin para gjykatës më 31 tetor në Katania

“Habilajt” dalin para gjykatës më 31 tetor në Katania

Anëtarët e bandës së trafikut të drogës të drejtuar nga vëllezërit Habilaj pritet të dalin para Gjykatës së Katanias pas 4 ditësh.

Seanca e parë gjyqësore ndaj të arrestuarve në Itali është fiksuar në datën 31 tetor.

Avokatët e 8 të arrestuarve kanë paraqitur ankesë ndaj vendimit të Gjykatës së Katanias për t’i arrestuar klientët e tyre.

Dëshmia e të arrestuarve pritet me interes në Shqipëri, pasi në bisedat e përgjuara mes tyre ata kanë përmendur disa her ëish –ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën akuzë dhe po hetohet në Shqipëri për trafik droge, pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.

Katër nga të arrestuarit janë shqiptarë:

 Moisi Habilaj, lindur më 18.01.1978, banues në Vlorë (kreu i bandës)

Fatmir Minaj, lindur më 15.04.1962, banues në komunë Modica të Raguzës, Itali

Maridian Sulaj, lindur më 27.01.2016, banues në komunë Modica të Raguzës, Itali

Nezar Seiti, lindur më 30.03.1977, banues në Vlorë (i arrestuar në Shqipëri)

Katër të arrestuar të tjerë janë italianë:

Angelo Busacca , banues në Raguza (i penduar)

Vincenzo Spampinato, banues në Palagonia, Katania

Gianluca Passavanti, banues në Katania

Antonino Riela, banues në Katania

Policia italiane dhe ajo shqiptare janë në kërkim të tre anëtarëve të tjerë të bandës.

Florjan Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj, lindur në Vlorë më 11.10.1980

Armando Sulaj , vallai i Maridian Sulaj, lindur më 12.05.1984

Tigrens Mezuraj lindur më 29.07.1994

Ky grup akuzohet se ka dërguar në Itali tonelata me kanabis. Ai është mbajtur nën përgjim nga antimafia e Katanias prej vitit 2013. Në bisedat e përgjuara mes Habilajt dhe anëtarëve të tjerë të bandës përmendet disa herë edhe Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm i Shqipërisë në atë kohë.

Në një rast anëtarët e bandës flasin për 30 mijë euro që duhet t’i dërgojnë atij. Në një tjetër bisedë flasin për 5 milionë euro që bën në muaj Tahiri, apo për 20 milionë euro që nuk i mjaftojnë për fushatë. Habilajt janë përgjuar edhe duke folur për disa dhurata të shtrenjta, byzylykë apo varëse të shtrenjta 10 deri në 15 mijë euro për nënën dhe bashkëshorten e Tahirit. /Lapsi.al

Share: