JAM KUNDER BOJKOTIT TE RAMES!
Pikerisht keto dite qe ate nuk e mbajne nervat nuk duhet bojkotuar
Po e bojkotoni ne nje dite qe ai nuk ka argument per te mbrojtur vendimin e tij politik, ne mbrojtje te krimit te organizuar.
Doni ta bojkotoni, tani kur ai ka humbur logjiken nga vazhdimesia e fashikujve qe vijne.
Doni ta bojkotoni, pikerisht tani, kur e ka kapur makthi e frika e asaj qe do te ndodhe, pa dijenine e tij.
Doni ta bojkotoni, tamam ne kete kohe, kur ai eshte me keq se kurre.
Doni ta bojkotoni, pikerisht tani, kur e ka zene pasiguria e asaj qe do sjelle e nesermja.
Doni ta bojhkotoni, pikerisht tani, kur ortaket e tjetersimit te votes ne 25 qershor, nuk e lene te qete duke i kerkuar haraçin e karikes se pushtetit qe i dhane.
Doni ta bojkotoni, pikerisht ne kete çast, kur ai do te rrije ta kaloje hallin qe e ka zene me veten e tij dhe te ndonje ndihme “anesore”.
Ju lutem mos e bojkotoni!
Shqiptaret duhet ta shohin ashtu si eshte, pikerisht tani!
Ju lutem mos e bojkotoni, por kerkoni pavaresi ne punen tuaj!
Ju lutem mos e bojkotoni, por vazhdoni ta pyesni!
Ju lutem mos e bojkotoni, se ai vete nuk do vete te flase me, se nuk ka çfare te thote!