Raportohet qe një 34-vjeçar shqiptar u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në Itali. Ngjarja ka ndodhur në ora 22:30 në zonën e Valagnna, në Varese.
Makina ku udhëtonte Frank Marku, 34 vjeç është përplasur me mbrojtëset e rrugës. Bashkë me të udhëtonte edhe një fëmijë 13 vjeç, gjendja e të cilit nuk dihet ende.
Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa thuhet se shqiptari ka dalë nga makina e ka përfunduar në asfalt.