Qeveria ‘Rama’ 2 ka sjellë dhe surpriza të reja, ku përveç shartimit të ministrive, në kabinet do të jenë dhe 3 zv.ministra kosovarë.
Pikërisht për këtë të fundit ka komentuar dhe analisti Berat buzhela.
Përmes një postimi në rrjet sociale, Buzhala ka ironizuar emërimet e kosovarëve në qeveri, duke thënë se zv.ministrat kosovarë janë marrë në qeveri për të ‘prashitur’ kanabisin e Edi Ramës.
Ja çfarë shkruan Buzhala:
Po besoj qe Shqiperia ka me perfitu shume prej kater zevendesministrave te Kosoves. Edi kish deklaru qe po me duhen per terren me shume. Me prashite kanabis.
Shume jemi qurana perndryshe. Nifar entuziazmi na kaploi, bon ti be Nobelin e fituam ne kater lemi te ndryshme. Edi Rama vec deshti me na qite do mish te kuq, te marinume, per kete vikend. Nese e njeh dikush me emen nje zevendesminister te Shqiperise, ju lutem ngriteni doren.
Po du me thane, sot eshte hera pare qe e mesuam lajmin, do te jete edhe hera e fundit qe kemi lexu lajm per ta.
Suksese o Zot.