Home KRYESORE Kinezët, rusët dhe turqit nxitojnë të blejnë prona…

Kinezët, rusët dhe turqit nxitojnë të blejnë prona…

Qytetarët kinezë, rusë dhe turq renditen në tre vendet e para në lidhje me numrin e marrësve të një leje qëndrimi pesëvjeçare nga Greqia përmes blerjes së pronës.

Prej vitit 2014, shteti fqinj, Greqia ka ofruar të ashtuquajturat “viza të arta” që u japin vendbanim pesëvjeçar – dhe madje edhe shtetësi në disa raste – të huajve që blejnë prona me vlerë me më shumë se 250,000 euro. Gjithashtu vizë iu ofrohet edhe të afërmit e blerësve, duke përfshirë bashkëshortët e tyre dhe fëmijët nën moshën 21 vjeç.

“Rreth 4,193 të huaj kanë siguruar vizën 5 vjeçare në 3,5 vitet e fundit, sipas shifrave zyrtare”, shkruan gazeta turke “Hurriyet”. Kinezët kryesojnë listën, me 797 blerje të pronave në Greqi dhe aplikimin për “vizë të artë”. Qytetarët rusë blenë 359 prona, përmes të cilave autoritetet greke dhanë vizë për 802 qytetarë rusë.

Një total prej 317 qytetarëve turq siguroi vizën përmes blerjes së një totali prej 137 pronash në Greqi. Lista e treshes kryesore, ndiqet nga shtetasit libanezë, egjiptianë, irakianë, ukrainas, sirianë, amerikanë dhe jordanezë.

Ata që fitojnë vizën përmes blerjes së pronës janë në gjendje ta rinovojnë atë pas pesë vjetësh dhe nuk janë të detyruar të jetojnë në pronë. Shumica e blerësve rezultojnë të jenë biznesmenë, persona të vetëpunësuar, por edhe pensionist, të cilët i japin këto prona me qira ose i përdorin si shtëpi pushimi./360grade.al

Share: