Home KRYESORE Kriza veri-koreane do të zgjidhet me diplomaci ‘deri në bombën e parë’

Kriza veri-koreane do të zgjidhet me diplomaci ‘deri në bombën e parë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka thënë se përpjekjet diplomatike për të zgjidhur krizën në Korenë Veriore “do të vazhdojnë deri në bombën e parë”.

Por para pak kohësh, presidenti Trump, ka shkruar në rrjetin social Twitter se Tilleron “po humbet kohën e tij” duke provuar të bisedojë me liderin e vendit të pajisur me armë bërthamore.

Në një intervistë televizive, Tillerson, ka thënë se Trump “ ma ka bërë të qartë se ai dëshiron të zgjidhë këtë problem me rrugë diplomatike. Ai nuk po kërkon luftë”.

Mesazhet kundërthënëse nga Uashingtoni, kanë rritur shqetësimet rreth llogaritjeve të gabuara në mes shkëmbimeve më fjalë mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij veri-korean Kim Jong-un. /360grade.al

Share: