Home KRYESORE Zgjedhjet në Maqedoni/ Sela siguron fitoren në Strugë (VIDEO)

Zgjedhjet në Maqedoni/ Sela siguron fitoren në Strugë (VIDEO)

Numërimi i votave nuk ka mbaruar ende në të gjitha komunat në Maqedoni, ku duket se deri më tani kandidatët e partive shqiptare përfaqësuese janë duke kryesuar bindshëm.

Zijadin Sela “blindon” Strugën, ky është rezultati surprizë i dalë nga kutitë

Kur ishin numëruar rreth 47 për qind e kutive të votimit deri më tani në komunën e Strugës dhe sipas të dhënave të siguruara rezultati është ky:

Zijadin Sela kryeson me 33 për qind duke siguruar 4 213 vota kundrejt 23.92 për qind ose 3 053 votave të Ramis Merkos së BDI-së.

Në vend të tretë renditet Lavdrim Elmazi i Besës me 10.38 për qind, 1 .25 vota.

Gjithashtu në komunën e Strugës qytetarët kanë dalë që tani për të festuar fitoren e Selës.

Janë të shumtë qytetarët që janë mbledhur në rrugë duke brohoritur e kërcyer për fitoren që në rrethin e parë të Ziadin Selës.

Teuta Arifi dyfishon rezultatin ndaj Bilall Kasamit, çfarë po ndodh në Tetovë?!

Teuta Arifi e BDI-së është duke udhëhequr bindshëm deri më tani në komunën e Tetovës. Përveç se po kryeson, Arifi ka arritur rezultat surprizë në disa fshatra ku më parë nuk ishte paraqitur mirë BDI-ja.

 Deri më tani Teuta Arifi kryeson me 45.48 për qind duke siguruar 6 845 vota kundrejt 3 758 votave të Bilall Kasamit. BDI-ja kryeson bindshëm në Likovë, ja sa vota kanë marrë Erkan Arifi dhe Shaban Zendeli

Vijon me ritme të kënaqshme numërimi i votave në komunën e Likovës, ndërkohë që janë siguruar të dhënat për kutitë e para.

Mësohet se deri më tani kryesonErkan Arifi i BDI-së me 47.37 për qind (3 825 vota), i ndjekur nga Shaban Zendeli i Besës me 29.12 për qind (2 351 vota), në vend të tretë renditet Bekim Afuzi i ASH-së me 12.70 për qind (1 025 vota).

Fatmir Dehari kryeson bindshëm ndaj VMRO-së në Kërçovë

Kur ishin numëruar 33.96 për qind të votave, në komunën e Kërçovës

Sipas rezultateve të deritanishme, në këtë komunë kryeson bindshëm Fatmir Deharii cili ka marrë 60.49 për qind të votave ose 5.135 vota.

Ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Sajkoski ka marrë 39.51 për qind të votave ose 3.354 vota.

“Lufta” për Çairin, BDI “dërrmon” kundërsharët në kutitë e para

Deri më tani në komunën e Çairit janë numëruar 26.18 për qind të kutive dhe sipas të dhënave të dala nga to rezultati i deritanishëm është ky:

– Visar Ganiu, BDI- 15.59 për qind (2 984) vota;
– Zekerija Ibrahimi, BESA – 31.19 për qind (2 042) vota;
– Nermin Telovska – VMRO-DPMNE – 9.96 për qind (652 vota)
-Faruk Abdi – ASH – 8.46 për qind (554) vota.

Incidente gjatë numërimit në Kumanovë, ja kush kryeson deri më tani në Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë

Vëzhguesit e qendrës për liri “Civil” kanë regjistruar incident gjatë numërimit të votave në një vendvotim në Komunën e Kumanovës.

“Në vendvotimin 1017/1 në Kumanovë, vëzhguesit e Lëvizjes Besa, kanë kërkuar të futen në vendin ku janë numëruar votat, pasi është mbyllur procesi i votimit. Aktivistët e Lëvizjes Besa janë kërcënuar dhe kanë kërkuar të hynë gjatë numërimit. Komisioni zgjedhor i ka lëshuar brenda, pas çka ka intervenuar policia”, informojnë nga “Civil”.

Tani numërimi zhvillohet pa pengesa.

BDI po kryeson në Gostivar

Vazhdon procesi i numërimit në Komunën e Gostivarit.

Burime të albeu.com bëjnë me dije se deri më tani në këtë komunë kryeson Nevzat Bejta i BDI-së me 33.71 për qind të votave i ndjekur nga ArbenTaravari i Aleancës për Shqiptarët me 31.79 për qind të votave.

Ndërsa i treti në radhë për nga renditja vjen Asaf Ademi nga Besa me 19.80 për qind të votave.

Fatmir Dehari kryeson bindshëm ndaj VMRO-së në Kërçovë

Deri më tani në komunën e Kërçovës janë numëruar 33.96 për qind të votave.

Sipas rezultateve të deritanishme, në këtë komunë kryeson bindshëm Fatmir Deharii cili ka marrë 60.49 për qind të votave ose 5.135 vota.

Ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Sajkoski ka marrë 39.51 për qind të votave ose 3.354 vota.

BDI-ja kryeson bindshëm në Likovë, ja sa vota kanë marrë Erkan Arifi dhe Shaban Zendeli

Vijon me ritme të kënaqshme numërimi i votave në komunën e Likovës, ndërkohë që Albeu.com ka siguruar të dhënat për kutitë e para.

Mësohet se deri më tani kryeson Erkan Arifi i BDI-së me 43.69 për qind (4 325 vota), i ndjekur nga Shaban Zendeli i Besës me 38.08 për qind (3 950 vota), në vend të tretë renditet Bekim Afuqi i ASH-së (1 225 vota).

Po vijon me ritme të kënaqshme numërimi i votave në komunën e Tetovës. Deri më tani në këtë komunë kryeson Teuta Arifi e BDI-së me 39.39 për qind të votave (1 354 vota), e cila ndiqet nga Bilall Kasami i Besësme 36.63 për qind (1 259 vota).

Në vend të tretë deri më tani është Bardhyl Dauti i PDSH-së me 9 për qind (310 vota).

“Lufta” për Çairin, BDI “dërrmon” kundërsharët në kutitë e para

Deri më tani në komunën e Çairit janë numëruar 26.18 për qind të kutive dhe sipas të dhënave të dala nga to rezultati i deritanishëm është ky:

– Visar Ganiu, BDI- 15.59 për qind (2 984) vota;
– Zekerija Ibrahimi, BESA – 31.19 për qind (2 042) vota;
– Nermin Telovska – VMRO-DPMNE – 9.96 për qind (652 vota)
-Faruk Abdi – ASH – 8.46 për qind (554) vota./albeu.com

Share: