Siç dihet nga të gjithë ata që ndjekin zhvillimet politike në vend, tashmë brenda anëtarësisë së Partisë Demokratike ka një grup të madh të pakënaqurish nga kryetari Basha, të cilët duan dhe po punojnë fort për largimin e tij.
Në pararojë të këtij grupi janë kryesisht ish-deputetët, të cilët Basha këto zgjedhje nuk i futi në lista ose i renditi në vende të pasigurta. Ata vijojnë të jenë bashkë, duke bërë plane se si do të vijojë lufta e tyre. Në këtë foto shihet Arben Imami, Arben Ristani, Enno Bozdo, Edit Harxhi etj.