Home KRYESORE Lapsi.al: Ultimatumi diplomatik për Ramën/ Po s’dorëzove Tahirin do drejtohet gishti nga...

Lapsi.al: Ultimatumi diplomatik për Ramën/ Po s’dorëzove Tahirin do drejtohet gishti nga ty

Përpjekja e socialistëve për ta sorollatur vendimin e heqjes së imunitetit të ish ministrit të brendëshëm dhe për ta mbrojtur atë duket se e ka shokuar një nga ambasadat e rëndësishme në Tiranë.

Pasi fillimi i procesit kundër Tahirit është nisur prej trysnisë së tyre ata kanë mbetur të shokuar (kjo është fjala që theksohet) nga qëndrimi i sotëm i socialistëve. Një burim diplomatik pas kësaj ambasade në Tiranë konfirmoi për lapsi.al se nëse Rama nuk e dorëzon Tahirin, nga qëndra do të vijë një mesazh i fortë kundër Ramës.

“Ne besojmë se kryeministri do ta mbajë premtimin që na ka dhënë prej kohësh dhe nuk do ta pengojë drejtësinë, në të kundërt ai do të gjendet përpara të papriturave të pakëndëshme” theksoi burimi./lapsi.al

Share: