Katër efektivë të policisë së burgut të Peqinit janë arrestuar nga Sherbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, nën akuzën se kane masakruar një të dënuar.
Gardianët kane qenë në dëtyrë mbrëmjen e 30 shtatorit kur në qeli është dhunuar barbarisht i burgosuri me inicialet V.G. Rasti i dhunës u denoncua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Sipas kësaj organizatë, gardianët kishin shkuar për kontroll në qelinë e të dënuarit dhe përfunduan duke e rrahur atë.