Mirë gomari që nga ngordhi, por s’të lenë as mizat!! U kujtua ky satrapi i Merkelit për minoritetet dhe na shtoi edhe këtë bullgarin…. Ky qe gomari që ngordhi.
Tani miza:
Na del Pavlopulos, presidenti i Grekëve dhe na fut turinjtë në punët tona: që tek trojet e Himarës deri tek afrimi ynë me Kosovën!
Mirë. Dikur në raste të ngjashme, na dilte një farë Shpëtim Idrizi në Kuvend , bashkë me deputetët që e quanin veten “të partisë çame” dhe e bënin ndonjë deklaratë. Po sot? Nuk po flas që këta të flasin për rëndësinë e arvanitasve në themelimin e shtetit grek, por thjest për kauzën me të cilën hynë në politikë e ngelën edhe në prehër edhe në tepsi: ÇËSHTJEN ÇAME.
A kishte ditë më të përshtatshme për PDIU, kryetarin dhe deputetët e saj, sesa dita e djeshme për t’iu përgjigjur presidentit grek dhe gjithë politikës greke? Kur fqinjët e jugut guxojnë zyrtarisht të rivendikojnë trojet shqiptare të himariotëve, ku janë shpëtimët e shpëtimtarët që thonë se i kanë larë me gjak Filatin e Paramithinë? Dhe vërtet i kanë larë me gjak shqiptarët trojet e tyre atje, por nuk ka mallkim më të madh sesa ai gjak të shitet për ca poste kontrollorë thertoresh në AKU a ca zyra të tjera me lekë.
Kur këta JO, që e kanë amanet, po të tjerët? Asgjë! Plani i Jugosllavisë së re, i nisur për zbatim nga establishmenti i drejtuar nga Edi Rama ia ka dalë të shuajë ideologjitë, sidomos ato të djathta e po ashtu të blejë a nxjerrë jashtë funksioni çdo lëvizje a grupim që ka lidhje me të djathtën tradicionale.
Kur ne theksojmë “Atdheu në rrezik”, është pikërisht për këtë arsye. Federalizimi i Shqipërisë me minoritete të stisura, tretja e ideologjisë, indoktrinimi me “futjen në Europë” përmes projektit të Jugosllavisë së re, goditja e arsimit dhe kulturës e të tjera ia kanë dalë që shqiptarët nga komb t’i kthejnë në dy popull e nga dy popuj, sot, në dy popullata që në gjuhën e përditshme edhe mediat i quajnë “banorë”.
* Fatmir HOXHA – Kryetar i Partisë së të Drejtave të Mohuara e re.