Home KRYESORE Mos-arrestimi i Tahirit/ Basha tregon kur do të nxjerrë fakte të reja

Mos-arrestimi i Tahirit/ Basha tregon kur do të nxjerrë fakte të reja

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër dalje për mediat mbrëmjen e sotme për të nxjerrë sipas tij “fakte të tjera se si Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin”

Në një njoftim për mediat behet me dije se ne oren 19.30, Basha do te kete deklarate ne seline e PD. “Pas pak të tjera fakte sesi Edi Rama ka vene shtetin ne funksion te mbrojtjes se Tahirit…”,- shkruante kryedemokrati.

Në mesditë Basha tha se kryeministri Edi Rama ka vënë shtetin në funksion të mbrojtjes së Saimir Tahirit.

Deklarata e tij vjen menjëherë pasi Rama iu përgjigj, duke i thënë se po kërkon të marrë karrige, ndërkohë që qeverisë e kryeministrit i intereson e vërteta në gjithë këtë çështje.

Ne daljen e live Basha tha se Rama ka cuar ne burg njerez te thjeshte qe nuk paguajne dit dritat apo kane vene ndonje tull ne shtepi, por jo Saimir Tahirin qe akuzohet per implikim me banda mafioze.

Share: