Demokristianet jane rryme politike, filozofi e vertete politike e bazuar mbi funksionimin e demokracise se brendshme, por edhe per te stimuluar, forcuar e kontribuar ne proceset demokratike brenda nje shteti, ose edhe midis shteteve.
Nard Ndoka ka 20 vjet qe eshte kryetar i PDK dhe nuk po i hyjme historise se si eshte bere, por faktit se si ai e ka mbytur dhe e ka vrare demokracine e brendshme.
Brenda ketij subjekti ka vite qe nuk behet zgjedhje te lira e teansparente, qe nuk thirren strukturat nese i ka.
Po Nard Ndoka nuk eshte fajtor vetem per degradimin, marrjen peng dhe eliminimin e PDK si alternative reale politike ne vend, por edhe per faktin se, duke perdorur konjokturat me dy partite e medha dhe pushtetit e marre ne emer te demokristiane ka sulmuar, eliminuar cdo lloj tentative tjeter per alternative demokristiane ne vend.
Kushdo qe ndjehet demokristian dhe kerkon te krijoi alternativen e vertete demokristiane duke mos pranuar diktatin e Nardit, duhet te eleminohet nga ky i fundit qe ne gjeneze. Kjo ka qene strategjia e vazhdueshme e Nard Ndokes.
Eduart Ndocaj, ka vlera te pastera demokristiane, eshte nje familje e paster dhe me histori katolike, por shendrohet ne nje alternative reale me Partine Bashkimi Demokristian Shqiptar dhe kjo e shqeteson Nardin, qe si pergjigje ka filluar ta sulmoje me cdo kusht Eduartin.
Nard Ndoka me pranimin qe beri duke hyre ne listat e PD, per te dyten here radhazi ka pranuar publikisht fundin e PDK si subjekt politike e tentativen per te shuar njehere e mire frymen demokristiane ne vend.
Nard Ndoka, ben pjese tek ato demokristian qe nuk marr pjese ne asnje meshe fetare ne vitet e fundit, ne asnje ceremoni fetare dhe as ne Vatikan. Te pakten publikisht nuk ka prova.
Nuk mund te jesh demokristian nese nuk pranon forcen e Zotit dhe autoritetin e Kishes si model te rregullimit te marredheniege njerezore.
Nard Ndoken nuk e lidhe asgje me demokristianet dhe me frymen demokristiane, atij i intereson vetem pushteti si burim pasurimi dhe privilegji personal./http://pbdksh.al