Nga Sali Berisha
Punonjësit pa rroga, ministrat zhgërryhen në luks! Ky është shteti i Noriegës! Lexoni mesazhet e punonjësve dixhital! sb
“Përshëndetje Doktor Berisha. Jam një mjek nga qarku i Dibrës. FSDKSH (drejtoria e Fondit të sigurimeve shëndetësore) Dibër ka rreth dy javë pa drejtor dhe pa nëndrejtor dhe nuk është komanduar askush sepse Beqja i koncesioneve nuk ka mbaruar akoma pazaret e emërimeve. Jemi rreth 600 vete personel infermier dhe mjek të shërbimit parësor që nuk mund të marrim rrogat. Janë dhe shumë subjekte farmaceutike të pa likuiduara. Ju lutem publikojeni ju këtë shqetësim sepse ndryshe nuk ndërgjegjësohen ata që na kanë paralajmëruar me kohë që nuk kemi parë gjë akoma. Janë infermier që presin atë rrogë për të mbajtur familjet e tyre dhe 10 ditë vonesë (e cila mund të shkojë dhe një muaj me këto të papërgjegjshëm) është e palogjikshme. Shumë faleminderit!”
– Nëpunësi dixhital
+100 punonjësit e Ministrisë së Turizmit e Mjedisit pa paga
“I nderuar Dr. Berisha,
Me shpresën që ju do ta bëni publik shqetësimin tonë, ju bëj me dije se mbi 100 punonjës të Ministrisë së Turizmit e Mjedisit me veto të Ministrit Klosi nuk kanë marrë pagat e muajit shtator.
Deri në këto momente asnjë procedurë nuk ka nisur ende. Aktualisht shumë punonjës të Shërbimeve Mbështetëse (Shoferë, pastruese, roje, mirëmbajtës) këtë rrogë e kanë jetike dhe shumë të tjerë e kanë të pamundur të paguajnë kreditë e marra, detyrimet e shkollës për fëmijët e tyre, si dhe nevojat jetike në këto kushte që siç e dini çdo gjë është shtrenjtuar.
Ju lutem bëjeni publik këtë mesazh me besimin se Ministri Klosi mund të vërë dorën në zemër e na jep pagën! Me respekt”