Policia malajziane arrestuar këtë të shtunë 8 persona të akuzuar për terrorizëm dhe lidhje me ISIS. Mediat shkruajnë se mes të arrestuarve është edhe një shtetas shqiptar, me profesion pedagog në një universitet publik në Shqipëri.
Emri i tij nuk bëhet ende publik. Edhe autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me këtë arrestim. Një zëdhënës i policisë lokale tha se profesori shqiptar është i moshës 35-vjeç dhe është lektor në një universitet publik në Shqipëri. Ai është ndaluar qytetin Selangor të Malajzisë më 1 tetor.
Zëdhënësi i policisë tha se sipas hetimeve ai ka lidhje me militantët e Shtetit Islamik jashtë shtetit. “Russia Today” shkruan se 5 nga të arrestuarit kanë lidhje me grupin Abu Sayyaf me bazë në Filipine./lapsi.al