Home KRYESORE Paragjykimi i myslimanëve/ Xharra: Nuk ekziston islamofobia, por albanofobia

Paragjykimi i myslimanëve/ Xharra: Nuk ekziston islamofobia, por albanofobia

Arbana Xharra ka theksuar se në Shqipëri më tepër se islamofobi, ka shqiptarofobi. Sipas saj, nëse të bie rruga të futesh në një Xhami në Kosovë, do kesh rastin të dëgjosh fyerje të imamëve ndaj Skënderbeut dhe Nënë Terezes.

Xharra tha sonte në studion e emisionit “Opinion”, se ekziston një tendencë e shqiptarofobisë, se islamofobisë.

Ajo deklaroi se në lidhje me këtë çështje ka shumë rëndësi se kush flet.

“Gjatë një bisede me imam Elvis Naçin, pata mundësinë të bisedoja për çështje të ekstremizmit dhe terrorizmit fetar, duke e krahasuar me disa imamë të tjerë dhe duke vënë re ndjekësit e shumtë të tij në rrjetet sociale, mund të them se në Shqipëri nuk ka islamofobi”,- tha Xharra.

Arbana Xharra: Varet se kush flet për identitetin shqiptar, pasi unë mendoj se ka shqiptarofobi. Cilido që ka folur nga individ të besimit islam, apo edhe imam për fyerjet ndaj Muhamedit, duhet të shkoni në Xhami për të kuptuar se çfarë thonë imamët për Skënderbeun dhe për Nënë Terezen. Mendoj se ka një tendencë të shqiptarofobisë sesa të islamofobisë. Në momentin që Elvis Naçi, krahasuar me imam të tjerë, është më i hapur për të trajtuar çështje të ekstremizmit dhe terrorizmit, ndërsa të tjerët nuk e pranojnë se ekziston ekstremizëm apo terrorizëm. Për vetë faktin se Elvisi ka shumë ndjekës në rrjetet sociale se kushdo tjetër, tregon se në Shqipëri nuk ka islamofobi.

Share: