Home KRYESORE Pogradecari mohon përdhunimin e të miturës: Bëni testin e AND-së

Pogradecari mohon përdhunimin e të miturës: Bëni testin e AND-së

Akuzën e të miturës në klasë të nëntë në Pogradec, se bashkëfshatari i saj, L.B. e ka përdhunuar dhe e ka lënë shtatëzënë, 55-vjeçari e ka mohuar kategorikisht.

I arrestuar ditën e sotme, ai mohon tërësisht ngjarjen, duke pretenduar se është njeri i rregullt dhe familjar, dhe këtë histori e cilëson të trilluar.

Për të vërtetuar se nuk është përgjegjës për përdhunimin e të miturës, ai kërkoi para policisë që të bëhen analizat e ADN-së së foshnjes që pret e mitura.

Gjatë denoncimit të vajzes në prani të një psikologie ajo ka deklaruar se Ligor B. në muajin mars të vitit 2017, ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë dhe për pasojë ajo ka ngelur shtatzënë. Ngjarja, sipas vajzes, ka ndodhur në banesën e saj.

Policia tha se po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Ndërkohe, materialet i kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Marrëdhënieseksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal.

Share: