Nga Dr. Rexhail Ramadani
”Vdekja e Linkolnit është një humbje e madhe për krishterimin. ShBA-ja nuk ka njeri të përmasave te tij që t’i vesh këpucët e tij, gjersa bankierët me intrigat e tyre do të marrin në kontroll pasuritë e Amerikës. Frikësohem se bankierët ndërkombëtarë me metodat e tyre brutale do të marrin ShBA-në dhe ta shfrytëzojnë për erozionin e civilizimit modern”
OtoVon Bizmark
“Shtëpia e ndarë nuk mund të ekzistojë gjatë. Besoj që kjo qeverisje nuk mund të zgjasë gjatë, gjysmë e robëruar dhe gjysmë e lirë. Unë nuk pres që unioni të shthuret, nuk pres që shtëpia të rrënohet, por unë pres që ajo të ndërpresë ndarjen”
Abraham Linkolni
“Amerika kurrë nuk do të shkatërrohet nga jashtë, por nëse ne ngurrojmë dhe nuk mbrojmë lirinë tonë. Ky shkatërrim do të ndodhë sepse ne do ta kemi shkatërruar vetveten”
Abraham Linkolni
Fjalimi legjendar i Abraham Linkolnit në Gettysburg :
“Para 87 viteve në këtë kontinent etërit tanë lindën një republikë të bazuar në idenë e lirisë dhe të përkushtuar ndaj idesë se të gjithë njerëzit janë të barabartë. Tashmë jemi në një luftë të madhe civile, duke sprovuar se republika jonë ose ndonjë republikë tjetër e lindur me këtë ide mund të mbijetojë. Ne jemi takuar këtu, në fushëbetejën e madhe të kësaj lufte. Ne, kemi ardhur për t’ia përkushtuar një pjesë të asaj toke si vend të prehjes së fundit, për ata që dhanë jetën, që atdheu ynë të jetojë. Është krejtësisht me vend dhe e duhur që ne ta bëjmë atë. Por në një kuptim më të madh ne nuk mund ta bëjmë këtë, ne nuk mund të përkushtojmë dhe ta shenjtërojmë këtë tokë. Heronjtë e guximshëm, të vdekur dhe të gjallë që luftuan këtu e shenjtëruan shumë më tepër se fuqia jonë për të dhënë dhe për të marrë. Bota nuk do ta vërejë dhe do ta mbaje mend se çfarë kemi thënë ne, por nuk do ta harrojnë se çfarë bënë heronjtë këtu. Është për ne, të gjallët, t’i përkushtohemi punës së pambaruar qe ato me fisnikërinë më të madhe e bënë. Është më tepër për ne që t’i përkushtohemi detyrës sonë të madhe që mbeti para nesh, prej ndershmërisë së dëshmorëve. Ne morëm një përkushtim të asaj kauze që ato dhanë devocionin e fundit-që ne të jemi të vendosur ndaj kauzës që dhanë jetën dëshmorët që ky atdhe të ketë një lindje të re, të lirisë. Qeveria e njerëzve, prej njerëzve dhe për njerëzit asnjëherë të mos humbet në këtë botë”
19 nëntor 1863
Oto von Bizmarku e dinte se lufta civile është nisur prej “fuqisë financiare” të Evropës “. Kjo konfirmohet në raportin e botuar nga Konrad Siem (Conrad Siem) në La Vielle France ,N 216 në mars 1921. Sipas Siem, Bizmarku i tha atij në vitin 1876 për Luftën Civile: “Ndarja e shteteve të bashkuara të Amerikës në dy federate ishte vendosur para luftës civile nga Fuqitë e Larta Financiare të Evropës. Këta bankierë kishin frikë nga Shtetet e Bashkuara, nëse ato do të mbeteshin në një bllok si një komb, do të arrinin pavarësinë ekonomike dhe financiare, që do të përmbysnin dominimin e tyre mbi botën. Mbizotëronte zëri i Rotshildëve.
Ato e shihnin si fitim të madh nëse do të zëvendësonin republikën energjike,të besueshme dhe të pavarur,me dy demokraci të dobëta , në borxh tek ata”.Më tej vazhdonBizmarku se personaliteti i Linkolnit i befasoi ata besuan se do ta mashtronin lehtë druvarin kandidat, prandaj dhe kandidatura e tij nuk i shqetësonte shumë”. Por Linkolni shpejt i lexoi komplotet e tyre dhe kuptoi shpejt se armiku i tij nuk ishte jugu por oligarkia financiare. Ai nuk ua besoi tjerëve frikën e tij,por i ndiqte gjestet e dorës së fshehur. Nuk deshi që ti ekspozojë publikisht për ti turbulluar masat e paditura”.Sfidën që Linkolni vendosi t’ua bënte ishte pikërisht kthimi tek ideja e Aleksandër Hamiltonit ,që ishte themelimi i Bankës Nacionale Amerikane dhe qeveria Federale të merrte kontrollin e emetimit të monedhës nacionale “Greenback” në fakt Linkolni lozi lojën e vdekjes ,kjo ishte edhe arsyeja që Linkoln u vra prej agjentit të Oligarkisë Financiare Xhon Wilkes Both. Ky hap i Linkolnit ishte një ndër sfidat më serioze që kishte pasur perandoria financiare e Londrës.”Kishte një lidhje shumë të afërt atentatori me Judah Benjamin që shumica e dinin se ai ishte agjent i Rotshildëve”* më tej vazhdon Song Hongbing:”
Në karrocën e atentatorit u gjetën letra me fjalëkalime dhe disa të dhëna personale që i takonin Judah Benjaminit”. Judah Benjamin ishte ministër i luftës dhe më vonë sekretar i shtetit i konfederatës jugore dhe një personalitet financiar i lidhur me Bankierët evropian. Lufta civile është një ndër luftërat më të përgjakshme në historinë e ShBA-së. Ajo ishte një betejë për sistemin ekonomik amerikan që përfaqësohej prej presidentit Linkoln dhe Konfederatës qe ishte një instrument i politikës së Britanisë së Madhe, me qëllim të eliminimit të ideve republikane dhe sistemit të saj të dirigjizmit ekonomik dhe zëvendësimi i kësaj republike revolucionare me demokraci të dobëta, me ekonomi agrare dhe zbatimin e tregut të lirë ku këto vende do të shërbenin për resurse të lëndëve të para për industrinë britanike. Britania e Madhe që në fillim bëri përpjekje për ta mënjanuar revolucionin amerikan si dhe frytet e saj, kushtetutën dhe sistemin ekonomik hamiltonian. Ajo konspironte gjithmonë qoftë përmes agjentëve dhe Aron Bourr, Robert Gallatin, madje edhe me indoktrinimin liberal që iu bë Tomas Xhefersonit në kohën kur ishte si ambasador në Paris.
Në këtë përpjekje të mënjanimit të idealeve republikane u vra kreatori i ShBA-ve, Aleksandër Hamilton prej agjentit britanik Aron Bourr që ishte një komplot me motive politike. Më pas republika e re amerikane ka pasur rëniet e saj pikërisht nga tendencat e Britanisë së Madhe për ta nënshtruar në nivel të kolonisë duke imponuar idenë e tregut të lirë, idetë liberale dhe shndërrimi i tyre në skllav.Gjate kësaj periudhe u themelua edhe shoqata “Cincinati“ që lozi rol të madh në përhapjen e ideve republikane të Hamiltonit si dhe përhapjen në Evropë deri sa erdhi lufta civile ku këto beteja për këto dy sisteme u shndërrua në një luftë të përgjakshme civile 1861-1865. Historianët modern e fshehin faktin se Britania e Madhe është e lidhur me sllavokracinë si dhe prirjen e saj për ta zëvendësuar sistemin amerikan të progresit industrial, zhvillimit infrastrukturor me sistemin e grabitjes dhe tregut të lirë, të varfërisë dhe mjerimit, të zbatimit të ideve Maltusiane. Mbi këto ide e themeluan edhe konfederatën si instrument i politikës Britanike që sipas formulës së vjetër latine “divide et impera-përçaj dhe sundo” në mënyrë që shtetin amerikan ta shkatërrojë përgjithmonë duke themeluar dy shtete të dobëta që do të zbatonin sistemin britanik të tregut të lirë. Në mënyrë shumë të përpiktë këtë ide të britanikëve e zbulon kancelari gjerman Oto Von Bizmark .
Henry Karey – Edhe pse historianët e sotëm tentojnë që ta lënë në harresë, është njeriu që bëri përpjekje të mëdha për zbatimin e politikës ekonomike të etërve themelues të ShBA’së.Bëri shumë për progresin agro-industrial dhe infrastrukturor të SHBA’së që nga viti 1840 e deri më 1879.Organizoi dhe promovoi sistemin ekonomik dirigjist të Benxhamin Franklinit dhe Aleksandër Hamiltonit ndërmjet liderëve kombëtar, industrialistëve, bankierëve, fermereve.Henry Karey ishte lider i sistemit ekonomik amerikan dhe posti i tij dhe filozofia e tij ekonomike e etërve themelues si sekretar i thesarit ia mundësoi ShBA-së që të është një ndër shtetet më të fuqishme ekonomike dhe me teknologji më të përparuar. Në veprat e tij vërehet ideja e Frederikut të Hohenstaufen, Zhan Baptist Kolbertit, përpjekjet e të cilëve ishin humaniste. Historianët modern madje ato më kompetentët refuzojnë që ta lidhin me traditën intelektuale të etërve themelues me atë te Whigeve si Henry Clay, Henry Carey, Abraham Linkoln që themeluan partinë republikane, ato refuzojnë ta shpallin dhe tradhtarë administratën e Andrew Jacksonit, pikërisht kur ai e theu kushtetutën e ShBA’së dhe zgjodhi modelin Britanik të bankës qendrore private.Filozofia anti-nacionale pas revolucionit amerikan erdhi prej qarqeve të Britanisë së Madhe më saktë në Shtëpinë e Bardhë. Erdhi me presidencën e Andrew Jackson (1829-1837), që ishte presidenti i parë që erdhi nën partinë demokratike të re. Xheksoni ishte armik i Xhefersonit gjatë mandatit të tij (1801-1809).
Xhefersoni bëri thirrje që të testohet Xheksoni si konspirator në gjyqin e tradhtisë me Aron Bourr. Presidenti Xhekson e hoqi kontrollin e qeverise federale ndaj kreditit nacionale, shfuqizoi tarifat doganore që protektonin industrinë nacionale dhe rrogat bllokuan ekspansionin nacional të kanaleve dhe vijave hekurudhore. Si rezultat i kësaj politike, industria nacionale u përmbys dhe shtetet jugore humben shpresat se do te fitonin industrinë dhe të shfuqizonin industrinë. Aleanca e “tregut të lirë“, të plantacioneve të skllavopronarëve dhe klientëve të tyre britanikë kultivuan radikalizmin anti-nacional në jug. Xheksoni shkatërroi konsensusin prapa ekonomisë nacionale ku liderët e jugut si : Xheferson, James Madison, James Monroe dhe John Calhoun të gjithë kishin particpuar. Kjo politikë e katastrofave e agjentit britanik është origjina e fuqisë skllavëruese dhe e luftës civile. Ajo çfarë kishte si qëllim Aleksandër Hamiltoni kur paraqiti para kongresit raportin mbi bankën nacionale më 1790 që kombi të jepet pas prodhimit, progresit industrial, zhvillimit teknologjik dhe të largohen nga sistemi i borxheve të kamatave që praktikonte Anglia.“Andrew Jackson e ka tradhtuar SHBA’ në. Ai ishte instrument i Bankës së Nju Jorkut që pas saj qendronin financierët ndërkombëtar të City of London. Ai që kur u bë president i SHBA’së e shkatrroi sistemin e Bankës Nacionale të Hamiltonit dhe SHBA’ ja më operoi në stilin e Bankës Private Qendrore të modelit Britanik”.Etërit themelues ishin përcaktuar për sistemin e dirigjizmit për planifikimin qendror. Me atë qëllim themeluan edhe bankën nacionale e cila do të emetojë kredi për prodhimin e vlerave reale si (prodhim, riparime të brendshme të infrastrukturës, hulumtime etj). Ka shumë keqkuptime rreth veprës së Abraham Linkolnit, i cili përfaqëson liderin shëmbëlltyrë që në rrethana historike të pavolitshme për kombin ai e bën fuqinë më të madhe në botë. Ky ishte një lider historik që arriti të mobilizojë edhe ushtarakisht dhe ekonomikisht kombin amerikan në një betejë vendimtare kundër Britanisë së Madhe, e cila kishte përgatitur ndarjen e saj përmes instrumentit të konfederatës sipas maksimës së vjetër romake “përçaj dhe sundo”, ngaqë kishin frike se nëse bëhet shumë e fuqishme Amerika do të ishte e pakontrollueshme.
Në fakt lufta civile ishte betejë në mes ideve ekonomike të Aleksandër Hamiltonit që kishin të bënin me industrializimin, bankën nacionale amerikane dhe zhvillimin e teknologjisë dhe ideve të Adam Smithit edhe atë të tregut të lirë, eksploatimit fuqisë së lirë punëtore, statusit kolonial ndaj Britanisë së Madhe që siguronte resurse dhe lëndë të para për industritë e aristokracisë dhe skllavopronarëve. Sekreti i suksesit dhe sfidës së rëndë që kishte ishte pikërisht ndjekja që bëri Linkolni ideve republikane të Hamiltonit, sistemit ekonomik hamiltonian. Gjithçka për qëllimet e oligarkisë financiare ka shpalosur Oto Von Bizmark, por edhe historianët kanë lozur një rol negativ në njohjen e të vërtetës, pikërisht rreth Aaron Buur dhe Albert Gallatin të cilët shfrytëzuan gjithçka që ishte në fuqinë e tyre për të mënjanuar kushtetutën amerikane që doli prej revolucionit amerikan e veçanërisht sistemi ekonomik që adoptuan etërit themelues të ShBA-ve, atë që e quajtën sistemi ekonomik amerikan. Dy tendenca ishin zhvilluar njëkohësisht ajo probritanike, që përfaqësohej prej Aaron Burrit,Albert Gallatinit që kishin pasur sukses në presidencën e Andrew Xheksonit të kthejnë ShBA-në, në një koloni britanike dhe nga ana tjetër idealet amerikane pas hamiltonit i mbrojtën Xhon Adamsi, shoqëria “Cincinati” me liderin e saj Xhems Fenimore Coper, Henry Clay, Mathew Carey, djali i tij, njëherësh edhe këshilltari i presidentit Linkoln, Henry Carey. Prandaj, me ardhjen e Linkolnit si president i ShBA-së, filloi lëvizja secesioniste e shteteve jugore duke themeluar shtetet e konfederatës amerikane që Britania jo vetëm që qëndronte pas dhe kishte infiltruar agjentët e saj, por Lord Palmerstoni së bashku me francezët kishin qëllim që ta njohin pavarësinë e saj. Por Linkolni këtë ndarje e shpalli jolegjitime. Zbatoi platformën ekonomike që e kishte bërë Hanry Karey, që ishte një antagonizëm me idetë e Adam Smithit. Prapë Linkolni einstitucionalizoi Bankën Nacionale Amerikane në modelin hamiltonian, me çka i kishte sfiduar rënde interesat e oligarkisë financiare në Londër dhe Nju Jork. Kështu që lufta për unionin ishte e pashmangshme por edhe vendim i oligarkisë për ta vrarë Linkolnin ishte i paevitueshëm. Mirëpo, këtë gjë e parandjeu Linkolni. Duke u parë në pasqyrë,i pa dy fytyra të tij, por njërin ashtu siç ishte, ndërsa pamja tjetër më e zbehtë bashkëshortja e tij e interpretoi se do të ketë dy mandate por njërin s’do ta përfundojë dhe sikur ju bë besëtytni. Por Linkolni ishte i vendosur në betejën për të mos lënë kombin amerikan të ndahet dhe të shkatërrohet. Ai qëndroi fuqishëm në idetë dhe idealet e etërve, themelues të ShBA-së. Bëri një mobilizim të madh dhe Linkolni falë zbatimit të sistemit ekonomik amerikan e ngriti Amerikën nga vdekja e sigurt në një ndër kombet më të fuqishëm në botë, më produktiv me industri dhe teknologji më të përparuar. Prandaj, qarqet e Linkolnit përhapën frytet e revolucionit linkolnian në tërë botën. Abraham Linkolni i takonte plejadës së luftëtarëve besnikë të ideve të revolucionit amerikan dhe të kushtetutës amerikane.Linkolni ishte kundër skllavërisë sepse kushtetuta amerikane i trajtonte të gjithë të barabartë “të gjithë njerëzit janë të lindur të lirë dhe të gjithë femrat dhe meshkujt për nga natyra janë të barabartë”, prandaj ai liroi nga skllavërimi të gjithë edhe, zezakët dhe bëri projekte të edukimit të tyre. Ai ishte për bankën nacionale, zhvillimin agro-industrial dhe zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore përkundër shteteve të konfederatës që zhvillonin ekonomi agrare, ekonomi tregu të lirë. Skllavopronarët dëshironin t’i mbanin privilegjet e tyre dhe skllavërinë si institucion sepse në këto shtete dominoi ideja e Xhon Llokut “Liri, barazi dhe kërkimi i pronësisë (pronësisë mbi skllevërit)”, andaj sot ka edhe një gënjeshtër të madhe se kushtetuta dhe preambula amerikane është e bazuar në idetë e Xhon Llokut. Po kjo është një gabim i rëndë sepse Xhon Lloku ka qenë pro skllavërisë, sepse edhe vete ai ishte skllavopronar ndërsa preambula është produkt i mendimit lajbnician “jetë, liri dhe kërkimi i lumturisë,” ku njeriu nuk ishte djall por ishte në konceptin e Nikollë Kuzës, “imago dei”. Nëse fitonte jugu atëherë edhe konfederata do të ndahej më shumë dhe të gjitha shtetet do të kalonin nën kontroll të bankierëve të Londrës, të cilët mund te nxiten në luftë kundër njera-tjetrës dhe kjo mund të ishte një biznes fitimprurës sepse mund t’i financonin të dy palët në konflikt, praktika të bëra në Evropë sipas strategjisë-balancim të forcave. Linkolni kërkonte ndihmë sepse edhe Anglia dhe Franca mund të ishin në anën e jugut, ndërsa Linkolnit në ndihmë i erdhi mbreti rus Nikolas II.