Home KRYESORE Prishja e objekteve – Vangjel Dule: Qëllimi i Ramës, të shpërngulë himariotët

Prishja e objekteve – Vangjel Dule: Qëllimi i Ramës, të shpërngulë himariotët

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule , ndodhet sot në Himarë ku ka nisur shembja e godinave,  shtëpi banimi, biznese që  preken nga plani urbanistik i Himarës.

Nga Himara, Dule është shprehur se situata aty është alarmante dhe se pjestarëve të etnisë greke po u rrëmbehet, identiteti, prona dhe e ardhmja e tyre dhe kjo sipas Dules vetëm për të shpërngulur Himariotët.

Vangjel Dule: “Këtu është një situatë alarmante, kemi të bëjmë me qytetarë të RSH, pjestar të minoritetit etnik grek që u rrëmbehet dhe rrënohet gjithçka kanë të shenjtë, gjithçka kanë të vyer, identiteti i tyre, prona e tyre, e ardhmja e tyre.

Keni një objekt dhe dikush mund të thotë sa objekte u prishën në të gjithë Shqipërinë?

Po ju jap përgjigjen.

Ky objekt që sot po prishet është i ndërtuar në truall të trashëguar nga stërgjyshërit brez pas brezi, me kredi bankare dhe sot pa marrë në dorë asnjë dëmshpërblim, pa marrë në dorë asnjë licensë për të zhvendosur biznesin e tij, nëse do të duhet të bëhet edhe kjo, nxirret në katër rrugët, sepse kështu dëshiron z. Rama.

Cila është rruga e vetme që i mbetet?

Mërgimi dhe shpërngulja.

Ky është qëllimi i  zotit Rama, të shpërngulë Himariotët, të shpërngulë pronarët e ligjshëm, të shpërngulë komunitetin historik, por edhe heroik dhe e theksoi këtë  të Himarës. Është mision i pamundur  për z.Rama”.

Gjithashtu për Dulen sot në Himarë po cënohen të drejtat e himariotëve si edhe parimet elementare të shtetit të së drejtës.

Vangjel Dule: “Që prej orëve të mëngjesit Himara, ashtu sikurse të jetonim në një shtet policor është në çdo cep të saj në praninë e forcave të policisë.  E shikoni se po cenohen të drejta stërgjyshore dhe pronësore. Cënohen parime elementare të shtetit të së drejtës, nëpërkëmbet në mes të ditës demokracia funksionale dhe respektimi i të drejtave të pjestarëve të minoriteteve, pa asnjë dokument me fuqi ligjore. Pa respektuar asnjë procedurë, krijohen situata si këto që po shikoni, të cilat për komunitetin e Himarës janë të papranueshme. Asnjë fakt i kryer nga politikat e z. Rama nuk do të pranohet nga komuniteti i Himarës, nuk do të pranohet nga komuniteti himarjot kudo në botë, nuk do të pranohet nga komuniteti ndërkombëtar”.

Nga Himara, kreu i PBDNJ iu drejtua edhe kryeministrit Rama, ku i theksoi se Himara i ka rezistuar shekujve me identitetin dhe idealet e saj, si edhe do rezitojë derisa të triumfojë e vërteta dhe e drejta.

Vangjel Dule: “Kryeministri Rama duhet të marri vesh njëherë e mirë se Himara që u ka rezistuar shekujve me identitetin dhe idealet e veta, që u ka rezituar stuhive shumë më të vështira se këto të sotmet nuk do të mposhtet nga perversitetet ligjore dhe institucionale, aventureske te z. Rama. Jemi të gjithë këtu, do vazhdojmë të jemi të gjithë këtu, sot dhe derisa të fitojë dhe triumfojë e drejta. Zotërinjtë që keni, si të IKMT edhe të organeve të rendit operojnë me shkresa. Njëra shkresë e datës 22.02.2017 dhe Forcat e Rendit me shkresë për datën 23 Tetor. Sot jemi me 31 tetor dhe ju mund të shikoni dhe konstatoni se gjithë kjo histori është në shërbim të interesave shumë të dyshimta të kryeministrit Rama, i gjetur nën kërcënimin e zbulimit të vërtetës së madhe se është inspiruesi dhe drejtuesi i kanabizimit të vendit, inspiruesi  dhe zbatuesi i paligjmërisë”.

/Oranews.tv/

Share: