Standard: Po të shikojmë pas në muajt e fundit, partitë shqiptare nga Maqedonia erdhën këtu dhe ju i ndihmuat të arrinin një marrëveshje. Ata ishin shqipatarë nga një vend fqinj. Prandaj po ju pyes, nëse ju e kuptoni veten si mbrojtës të shqiptarëve. Në fund të fundit jemi në Ballkan, ku të menduarit në mënyrë etnike është qëndrore dhe është e lidhur me çështjet e stabilitetit dhe integritetit të territoreve të shteteve. Prandaj ju pyes për këtë .
Rama: Nuk besoj se do të shkaktonte skandal, në rast se qeveria austriake do të interesohej për austriaket jashtë vendit. Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë minoritet, por një kombësi shtetformuese. Nëse ndihmohen ata, ndihmohet Maqedonia të konsolidohet …
Standard: … edhe në rast se kjo çon në konflikt me qeverine Maqedonase ? Pati shumë kritika.
Rama: Unë nuk kam konflikt me njeri. Gruevski (ish-kryeministri i Maqedonisë shënim i redaksisë) dhe unë jemi miq të mirë dhe më pas, ai sulmoi të ashtuquajturën Platforma e Tiranës, ai e dinte se kjo nuk ishte arsyeja që ai nuk arriti të krijonte qeverinë.
Standard: Është e qartë përse e bëri Gruevski këtë. Por këtu është fjala për diçka tjetër, është fjala për marrëdhëniet midis vendeve në Ballkan. Për Bosnje Herzegovinën, është shumë keq kur Kroacia fqinjë ndërhyn.
Rama: Kushtetuta jonë shprehet qartë, se shteti shqiptar interesohet për të gjithë shqiptarët jashtë. Unë nuk i them atyre se çfarë duhet të bëjnë dhe unë nuk kam ndërhyrë në fushatën elektorale në Maqedoni. Por, në rast se ata kërkojnë ndihmë, unë nuk ju them jo. Dhe gjithnjë do ta bëj këtë, pavarësisht se çfarë thonë të tjerët. Kjo është një gjë e natyrshme dhe nuk është interferencë. Për ne, Maqedonia është e rëndësishme. Çdo kërcënim për integritetin e Maqedonisë është i rrezikshëm për të gjithë rajonin.
Standard: Kjo është e vërtetë . Por nga pala Maqedonase u tha se ndërhyrja juaj krijoi destabilizim.
Rama: Ju po më intervistoni mua. Në qoftë se keni pyetje për ata, atëhere duhet t’jua drejtoni atyre. Unë nuk mund të përgjigjem për ata
(Pjesë e intervistës)