Home KRYESORE Shpërthen Braçe: Të gjithë këta vjedhin, duhen thënë ca të vërteta

Shpërthen Braçe: Të gjithë këta vjedhin, duhen thënë ca të vërteta

Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ekonomise,

I pari,

thote se do bej lufte, do sfidoje maxhorancen me pyetje cdo te merkure e prej kesaj, “nuk ka kompromis me Qeverine”!

I marre komplet!

Kjo nuk eshte lufte, kjo eshte detyra e tij,
sanksionuar ne rregullore qemoti.

Madje,
jo vetem per te po per cdo deputet te Kuvendit.
Leri “lojat luftash”, bej detyren Kid!

I dyti,
vijon te behet “i madh” duke u fryre si gjithollog.

Ai di qe Tatimin mbi Vleren e Shtuar (TVSH) e paguan tregtari, i vogel, i mesem apo i madh dhe, vijon te thurre “mendim politik” mbi padijen e tij te thelle.

O politikan,

TVSH nuk e paguan tregtari, por konsumatori,
populli domethene, sa here qe ble mallra e sherbime,
madje edhe kur nuk e ka te shenuar ne kupon-sic eshte rasti i ketyre bizneseve te vogla.

Tregtari ne kete rast eshte thjesht agjenti fiskal i qeverise, tamam per te derdhur ne buxhet ate qe qytetari paguan si TVSH per cdo blerje te tij.

Ka nga keta tregtare qe nuk e derdhin ne buxhet ate qe i marrin qytetarit;

Ka nga keta tregtare qe duan te fshehin qe jane rritur e nuk pranojne fature malli me TVSH;

Ka nga tregtaret e medhenj qe ju pelqen biznesi me keta “te vegjlit” dhe bejne fatura nen vleren reale te tyre duke fshehur keshtu TVSH-ne reale;

Ka nga keta tregtaret e medhenj qe kane krijuar vete “te vegjlit” dhe mbyllin brenda “shtepise se tyre” fshehjen e TVSH-se reale qe duhet te paguajne.

Te gjithe keta vjedhin;

Popullin qe paguan TVSH per buxhetin e shtetit,
Buxhetin e shtetit qe duhet te arketoje ate qe populli paguan per te.

Kaq e thjeshte eshte;

Shume hajdute bashke pavaresisht nese shiten per “te vegjel’ apo “te medhenj”.

Patjeter qe politikanet budallenj jane mes tyre, paguahen prej tyre-vecanerisht nga te medhenjte e shumte prej politikes.

Pertej tyre, per shkak se po flasin dhe te tjere; ka te vegjel reale te cilet duhen mbrojtur ende.

Jane ata qe bejne fare pak xhiro dhe nuk jane as zejtare e as berbere, thuajse kane xhiron e ambulanteve por shesin ne kuvli mes lagjeve-vertiten deri ne 1 milion leke xhiro ne vit.

Keta shihni!

vo: duhen thene ca te verteta.

Share: