Një shqiptar në Itali ka masakruar me çekiç të dashurën e tij. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë zonën e Montecassiano, në sheshin përballë disko ‘Liolà’.
Sipas mediave vendase, shqiptari Besnik Habiraj 55 vjeç ka ndjekur me makinë të dashurën e tij dhe më pas e ka masakruar me mjete të forta, duke përfshirë edhe një çekiç në një park.
Identiteti i gruas nuk bëhet i ditur, por thuhet se ajo është me origjinë shqiptare dhe është dërguar ne spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra.
Shqiptari e ka goditur me çekiç në kokë dhe në fytyrë duke i shkaktuar plagë të rëndë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia ka arrestuar 55-vjeçarin shqiptar./opinion.al