Home KRYESORE Socialistët mbrojnë Tahirin, i vihen kundër Prokurorisë

Socialistët mbrojnë Tahirin, i vihen kundër Prokurorisë

Socialistët duket se kanë vendosur ta mbrojnë Saimir Tahirin, në mbledhjen e komisionit të mandateve, përballë përfaqësuesve të prokurorisë.

Deputeti socialist Ulsi Manja ka insituar në disa pyetje drejtuar prokurorëve që po hetojnë mbi çështjen Tahiri. Ai vazhdimisht ka theksuar faktin, që akuza ndaj Tahirit është ngritur vetëm pas publikimit të përgjimit nga mediat italiane duke theksuar faktin, që akuza ndaj deputeti është mbështetur në lajme portalesh e gazetash , ndërsa u ka kërkuar prokurorëve të sqarojnë akuzat.

Prokurorja Elisabeta Imeraj sqaron situatën:

Duhet të kemi parasysh veprën penale për të cilën po procedohet. Duke qenë se ne kemi konkluduar në një veprimtari ku janë të përfshirë struktura të posaçme të policisë së shtetit dhe u janë dhënë shpërblime ish-funksionarëve të shtetit, ekziston arsyetimi i logjikshëm që personi (Tahiri) ka kryer vepër penale dhe duhet t’iu nënshtrohet procedurave të mëtejshme.

Ndërhyn deputeti Alibeaj:

Thatë që keni nisur një procedim penal, por njëkoëhsisht keni thënë : që në vitin 2016 ka procedim penal me të njëjtët aktorë. Ka një lidhje ligjike shkak-pasojë apo përputhje të fakteve dhe të kronologjisë kohore të procedimeve të vitit 2016 me procedimin e tanishëm?

Prokurori Hjdarmataj: Prokurore Elisabeta e sqari shumë mirë. Duke qenë se ky aktivitet kishte një shtrirje në kohë që nga viti 2013 dhe vazhdoi në vitin 2016 nga policia italiane, ne e kemi filluar në vitin 2016. Na rezulton se që nga vitit 2013 deri sot këta persona kanë një aktivitet të vazhdueshëm në kultivimin dhe trafimkimin e narkotikëve./opinion.al

Share: