Presidenti Hashim Thaçi kritikon ashpër qasjen e Bashkimit Europian në raport me Kosovën dhe e cilëson qëndrim absurd dhe të turpshëm.
Në një intervistë ekskluzive për “Deutche Welle”. Thaçi thotë se demarkacioni është kurth i KE-së për ta shtyrë heqjen e vizave
“Unë nuk isha kritik, unë e thashë atë që është e vërtetë dhe kjo e vërtetë ndoshta dikujt edhe mund t’i dhembë, natyrisht se pastaj ka interpretime të ndyshme herë keqkuptime e herë keqinformuese.
Edhe një herë e ritheksoj që qëndrimi i Bashkimit Evropian është absurd dhe i turpshëm në raport me qytetarët e Kosovës dhe institucionet e Kosovës.
Ne nuk kemi kërkuar as më pak e as më shumë sesa të trajtohemi barabart sikurse vendet e tjera të rajonit e jo të dyfishohen kriteret. Megjithatë prej 95 kritereve për liberalizimin e vizave, 94 prej tyre i kemi plotësuar, ka mbetur edhe ratifikimi demarkacionit me Malin e Zi dhe për këtë jemi të vetëdijshëm që pa impelmentimin e këtij kriteri nuk ndodhë liberalizimi i vizave nga BE-ja. Ky kritër i është vënë Kosovës padrejtësisht dhe në mënyrë befasuese nga BE-ja që unë mendojë që më tëpër sesa kriter për implementim, ka qenë kurth politike nga Komisioni Evropian që ta shtyjë edhe më tutje liberalizimin e vizave për Kosovën.
Prandaj mendojë se BE-ja duhet të fillojë të ndryshojë qasje në raport me Kosovën. Këtij Komisioni Evropian i kanë mbetur edhe 17 muaj mandat dhe shoh se nuk kanë qëllim dhe vizion për Kosovën dhe ky ka qenë mesazhi im për qytetarët e Kosovës për institucionet e Kosovës, prandaj duke u ndodhur në këtë situatë ne duhet të lëvizim sa më shpejtë për ratifikimn e marrëveshjes së demarkacionit në kuvendin e Kosovës, por edhe në momentin që ne e ratifikojmë marrëveshjen për demarkacion, përsëri do të kemi sfida me këtë përbërje të Komisionit Evropian me Kosovën sepse nuk e ka fokusin për Kosovën”, tha presdienti i Kosoves Hashim Thaçi.