Home FOTO SA 1000 FJALE T’i kushtojme rendesi shendetit tone femeror! Une ja dola te mund kancerin...

T’i kushtojme rendesi shendetit tone femeror! Une ja dola te mund kancerin dhe nuk jam e vetme!

Nga Meli Cerri Ago

Nje album kushtuar vajzave, femrave, motrave dhe nenave.
T’i kushtojme rendesi shendetit tone femeror.

Te ruhemi nga kercenimet e Tumoreve vrases te cilet kushtojne rende ne cilesine e mbare vajtjes se shendetit.

Vite me pare nuk i kushtoja rendesi muajit Tetor, lidhur me reflektimin kundra kancerit sepse mendoja se isha shume e re por, kjo semundje nuk po njeh moshe dhe gjini. Tashme jo vetem c’do Tetor por, c’do nate, c’do dite c’do kafshate buke me duket nje hap perpara te keqes.

Jemi ne ata te cilet duhet ta largojme te keqen perpara se te jete vone.

Te ndergjegjesohemi ndaj semundjes me te keqe qe mishin te ndan nga kockat per shkak te sakrifices per ta larguar pertej vetes.

Ta ruajme buzeqeshnjen tone pa i bere qefin “hasmit” qe te shuan jeten.

Vertete fitova betejen ndaj vdekjes por vdekja eshte shume prane kur ti nuk e njeh brendesine e trupit tend.

Share:

Share: