Home KRYESORE Trondit ish-ministri: Rama vendosi burgosjen e Tahirit, të ndalet kjo poshtërsi!

Trondit ish-ministri: Rama vendosi burgosjen e Tahirit, të ndalet kjo poshtërsi!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaron se kryeministri Edi Rama po sugjeron se është ai që ka vendosur burgosjen e Saimir Tahirit, por drejtësia nuk mund të jetë larje hesapesh ndërmjet politikanësh.

Përmes një shënimi në Facebook, Manjani shkruan se Rama po përpiqet të thotë se është ai që ka vendosur burgosjen e Tahirit, por nëse është vërtetë kështu, duhet ndaluar kjo poshtërsi.

Sipas tij, e gjithë kjo histori, është e ngjashme me gjyqin politik të Kadri Hazbiut, pasi arresti, kontrolli i banesës apo edhe gjykimi e dënimi/pafajësia, në shoqërinë demokratike janë çështje ekskluzive të drejtësisë dhe jo të qeverisë.

Statusi i plotë i Manjanit: Nuk na duhet një Kadri Hazbi…

—�—�—

Edi Rama na sugjeron se “është Ai që ka vendosur burgosjen e Sajmirit”. Nëse vërtetë është kështu duhet ndalur kjo poshtërsi! Është e ngjashme me gjyqin politik të Kadri Hazbiut!

Akuza, arresti, kontrolli i banesës apo edhe gjykimi e dënimi/pafajësia, në shoqërinë demokratike janë çështje ekskluzive të drejtësisë, jo të qeverisë!

Drejtësia nuk mund të jetë larje hesapesh ndërmjet politikanësh! Ajo i shërben publikut për të vendosur sundimin e ligjit për të gjithë njësoj. Drejtësia është vendi ku të vërtetat dalin me prova jo me llafe!

Publikut i intereson të dijë se si u kanabizua i gjithë vendi? Kush urdhëroi zbatimin e ketij projekti? Kush u mor me te? Kush perfitoi dhe sa?

Dua të besoj se Prokuroria e ndihmuar dhe nga institucione te huaja, po e trajton kështu këtë çështje! Dua të besoj se ajo që sugjeron Rama, se është Ai që po ja fut Sajmirit, është gënjeshtër e një keqbërësi të kapur në flagrancë!

Arsye për ta besuar këtë ka plot, por kryesorja është se grupi kriminal u arrestua nga Italianet dhe droga e sekuestruar mbreme u bë pa dijenine e policisë që do Rama.

Ai është kapur në flagrancë nga opinioni publik, si drejtues i operacionit të kanabizimit për të blerë zgjedhjet!

Mbetet që ta zërë në flagracë edhe drejtësia me fakte e prova!
Ndërkohë shpresoj shumë që Sajmiri të mos jetë Kadri Hazbiu.
Është kohë tjetër kjo që jetojmë…

Share: