Home KRYESORE Turqia nxjerr fletarrestin për punonjësin e Konsullatës amerikane

Turqia nxjerr fletarrestin për punonjësin e Konsullatës amerikane

Raportet nga Turqia thonë se autoritetet kanë paraqitur fletarrest për një punëtor të Konsullatës së Shteteve të Bashkuara, në periudhën kur është krijuar një mospajtim i ashpër ndërmjet dy vendeve, që ka çuar në ndërprejen e pjesës më të madhe të shërbimeve për viza.

Mediat turke kanë raportuar sot se i dyshuari ende po kërkohet dhe se bashkëshortja dhe një fëmij i tij janë marrë në pyetje nga policia. Në përgjigje të arrestimit të një punëtori lokal të Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Stamboll, javën e kaluar, Misioni amerikan në Turqi ka shpallur suspendim të vizave joimigrante në gjithë vendin. Në një kumtesë të mbrëmshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ankara, theksohet se zhvillimet aktuale e kanë detyruar “ta rivlerësojë përkushtimin e qeverisë së Turqisë për sigurinë e kapaciteteve të Misionit dhe personelit amerikan”. Turqia ka shpallur se po ndërmerr masa reciproke, duke thënë se i ka “suspenduar të gjitha shërbimet e vizave joimigrante” në përfaqësitë diplomatike turke në Shtetet e Bashkuara. REL

Share: