Home KRYESORE Vasili: Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë vret biznesin e vogël.

Vasili: Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë vret biznesin e vogël.

Petrit Vasili tashme eshte bere nje ze i fuqishem opozitar anti Rama dhe shfrytezon edhe njohejn personale me kryeminsitrin te cilit i njeh te gjitha dobesite politike duke patur eksperiencen personale te punoje me te si kryeminister, por edhe me te tjere.

Sot Vasili e sulmoi Ramen per nje ceshtje krejt te prekshme per shumicen Tatimin mbi Vleren e shtuar per biznesin e vogel, te cilin e quan: Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë vret biznesin e vogël dhe ndryshe shkolle-paku. 

Ja statusi i plote ne facebook i kryetarit te grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili

Kryeministri shkatërron pa mëshire mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në. Kryeministri gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël.

Shpjegojani shkollëpakut se kjo punë s’ka lidhje as me fatura e as me kupon se u bë gazi i botës me ato që thotë.

Siç ua dha Shqipërinë me koncesione 2-3 oligarkëve, tani po ky tipi kryeministër do që t’ia japë edhe gjakun, djersën e bukën e gojës të bizneseve të vogla të mbijetesës, supermarketeve të oligarkise.

Share: