Home KRYESORE Vuçiç zbardh mesazhin e zyrtarit amerikan, ja çfarë i tha për Kosovën

Vuçiç zbardh mesazhin e zyrtarit amerikan, ja çfarë i tha për Kosovën

“Le të gjejmë një zgjidhje për Kosovën nëse ka. Ne gjithë kohën po e mashtrojmë veten”. Kështu deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë një interviste për TV Pink.

Vuçiç theksoi se shtetet e mëdha do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën, dhe për këtë Serbia duhet të mendojë për një zgjidhje.

“Duhet të dëgjojmë se çfarë thonë të tjerët. E para, disa mund të thonë se nuk kishte guxim për ta njohur Kosovën, të dytët thonë se janë tradhtarë, e tjerët do të deklarojnë se ai bëri diçka kundër interesave kombëatre”, deklaroi presidenti serb.

Ai foli edhe për krahasimet ndërmjet Kosovës dhe Katalonjës.

“Nuk ka asnjë arsye që Katalonja të marrë statusin e vet. Nëse kjo është zero për Katalonjën, është minus tre për Kosovën”, deklaroi Vuçic.

“Fuqitë e mëdha dhe Perëndimi nuk do të heqin dorë nga Kosova. Nëse nuk arrijmë një marrëveshje me shqiptarët ata nuk do të pajtohen”, theksoi ai.

Presidenti serb dha detaje tjera edhe për takimin me Hoyt Yee.

Në këtë takim Vuçiç bëri të ditur për ndikimin e Rusisë në Ballkan, kurse zyrtari i lartë amerikan i dha mesazhe të qarta se integriteti i Kosovës nuk do të preket.

Aleksandar Vuçiç u shpreh i bindur se së shpejti në Serbi do të shkojnë presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai Francës, Emmanuel Macron. /360grade.al 

Share: