Home KRYESORE Alarmi i PS: Prokuroria po mbyll dosjen më të qartë të korrupsionit...

Alarmi i PS: Prokuroria po mbyll dosjen më të qartë të korrupsionit në këto 27 vjet

Nga Taulant Balla

Prokuroria po perpiqet te mbylle nje per dosjeve me te qarta te korrupsionit ne keto 27 vite, skandalit “CEZ”. Pa kryer asnje hetim minimal, pa marre ne pyetje asnje te akuzuar, asnje deshmitar, asnje person ne dijeni, pa marre ne konsiderate asnje prej gjetjeve te Raportit perfundimtar te Komisionit hetimor parlamentar, Prokuroria qe u ngrit brenda dites per te arrestuar nje deputet mbi bazen e nje materiali te botuar ne media me pergjimet e dy krimineleve, jo vetem nuk e ve ujin ne zjarr per nje material te shkruar me fakte kompromentuese e me emra peshqish te medhenj e te vegjel te dyshuar per krim ekonomik e korrupsion me permasa tronditese, po na e paska derguar dosjen ne Gjykate duke kerkuar mbylljen e saj!!!

Kush jane keta prokurore? Kush u ka dhene ketyre prokuroreve pushtetin qe te sillen me drejtesine si tregtare qeniesh te gjalla dhe ta trajtojne poapullin shqiptar si mish per top?

Kush eshte pas ketyre kukullave te ketij teatri te neveritshem me drejtesine si mjet per te sulmuar dhe per te mbrojtur, ne emer te interesave politike e korruptive qe fyejne Shqiperine, popullin, drejtesine?!

Prokuroria po ben pazare qe vijne ere te keqe me kilometra larg! Prokuroria po shfaqet hapur si vegel e politikes dhe padrejtesise! Prokuroria po provon me veprimet e mosveprimet e saj, se ka brenda saj nje kalbezim te tmerrshem!

Por Prokuroria nuk ka per ta ndalur dot oren e drejtesise qe po vjen dhe qe ka tmerruar politikane prokurore e gjykates te korruptuar!

Kurre nuk do ta ndaloje dot edhe sikur te gjeje ne gjykate, njerez te tredhur e te korruptuar njesoj si ata qe e kane cuar dosjen e CEZ-it per ta varrosur, pa asnje lloj procesi minimal hetimor!/360grade.al

23244282_15381834

Share: