Ata na treguan se janë një nga familjet më të lumtura dhe të adhuruara nga publiku shqiptar.
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj publikuan dy ditë më parë një ‘himn’ kushtuar vajzës së tyre me rastin e ditëlindjes, që u shndërua në përfaqësuesen më të mirë të shumë prindërve.
‘Dhurata’ ishte një nga këngët që vetë çifti e ka cilësuar më emocionuesen, për vetë faktin se ajo i dedikohet Ameli për dy vjetorin e lindjes, madje vogëlushja është pjesë e klipit.
Urime dashamirësish e dhuruesish kanë shkuar pafund në adresat e Miriamit dhe Albanit, por ai që veçohet është komenti i moderatores Alketa Vejsiu, e cila si gjithmonë nuk ka kursyer fjalët e vyera.
‘Them qe emri juaj duhet te ekzistoje edhe ne formen e nje ilaçi ne farmaci Shpirti me eshte mbushur plot plot. 3 si ju nuk ka. Love you. Puro Emocion Dritherues. Zoti t’ju mbroje si nje krijim te persosur’-shkruan Alketa në komentin e saj krah postimit të Miriamit.
Veç miqësisë jashtë ekranit ata kanë sjellë sëbashku disa programe televizive mjaft të sukseshme dhe të dashura për publikun shqiptar.
Miriami dhe Albani kanë qenë pjesë e talent showt ‘X-Factor’ të moderuar nga Alketa/360grade.al