Lulzim Basha duke folur nga selia e PD pas daljes së urdhër-arresteve për zyrtarët e policisë tha live se Edi Rama po pengon arrestimin e tyre.
Sipas kryetarit te PD-se Lulzim Basha, Rama është përgjegjës për kriminalizimin e plotë të policisë sepse sipas tij për 3 vite me radhë Rama mori një fushatë gënjeshtrash për opinionin publik shqiptar se në Shqipëri s’ka drogë.
“Në këtë mënyrë ai i ka dhënë krimit hapësirë për të lulëzuar. Paratë e drogës u përdorën në zgjedhjet e vitit 2017. Krimi i organizuar është sot kërcënimi më serioz në vend. Ai është pengesa kryesore për drejtësinë. Qëllimi i vetëm është mbajtja e pushtetit.” shgtoi Luzlzim Basha
Tre elementet që po përdor Rama: E para shmangia nga drejtësia e bashkëpunëtorëve të , Saimir Tahiri, Qazim Sejdini, Vangjush Dako.
2: Dekonspirimi i aksionit për kapjen e oficerëve. Dhe kapja e prokurorisë me qëllimin për të mbyllur hetimet që rrezikojnë Dakon, Tahirin, Habilajn, grupin e heroinës në Elbasan.
Elementi i tretë: Manipulimi i opinionit publik siç bëri me mashtrimin e madh se në Shqipëri s’ka drogë. perfundoi kryetari i PD-se