Home KRYESORE Ca mësime nga Bota Perëndimore për ligjet dhe lidhjen e tyre me...

Ca mësime nga Bota Perëndimore për ligjet dhe lidhjen e tyre me ekonominë

Nga Kasem Seferi

Teoritë më tradicionale të jurisprudencës kërkojnë të zbulojnë aspekte thelbësore dhe/ose përfundimtare të institucionit të ligjit dhe më influencuese kanë qenë teoria e Pozitivizmit Ligjor dhe Ligji i Dworkin i njohur si “Integriteti”, por duhet sqaruar se:

së pari, të dyja teoritë bien në ujdi mbi natyrën konceptuale të jurisprudencës, nga që të dyja pajtohen se është e rëndësishme për një teori filozofike të ligjit që të përkufizojë aspektet thelbësore të praktikës së duhur ligjore për të përmbushur funksionin e jurisprudencës filozofike;

së dyti, me qëllim që të arrijnë te një koncept i analizuar siç i ka hije ligjit, si pozitivizmi ligjor ashtu dhe ligji si integritet ndërtohen më mirë nga teknikat e veçanta të filozofisë analitike dhe linguistike, teknika këto që përfshijnë investigimin dhe qartësimin e mënyrës që njerëzit flasin zakonisht rreth ligjit dhe analizës së kujdesshme të praktikës shoqërore që e ndan ligjoren nga jo ligjorja;

së treti, hamendja e përbashkët është se mënyra më e mirë për të kuptuar praktikën ligjore është të kuptosh domosdoshmërinë dhe cilësitë e mjaftueshme që e bëjnë një rregull, ose deklaratë në ligj.

Dhe kur një sërë e tillë e kushteve të domosdoshme dhe të mjaftueshme identifikohet (ose përafrohet), mendohet se janë kuptuar aspektet thelbësore, veçanërisht, ato të praktikave ligjore.

Në vend që të ndikqnin këtë shteg, teoricienët e lëvizjes “Ligji dhe Shkenca ekonomike” e “sulmuan” studimin e ligjit nga një kënd tjetër dhe, më saktë se sa përpjekja për të identifikuar aspektet unike konceptuale të ligjit, ajo çfarë mbrohet edhe sot është investigimi i praktikave ligjore nëpërmjet mjeteve të analizës ekonomike.

Përfundimi i ofruar është: praktika ligjore, mëpërmjet funksionit të saj, kuptohet më mirë si mjet shoqëror që promovon efiçencën ekonomike, e përbashkët kjo me praktika të tjera shoqërore.

Ligji si një mjet për të inkurajuar efiçencën ekonomike

Kësisoj, në vend të shikuarit për tipare unike dhe përkufizuese të ligjit, praktikuesit e ligjit dhe ekonomisë e shikojnë ligjin si një mjet shoqëror dhe përpiqen ta vlerësojnë atë në mënyrë funksionale.

Ajo çfarë theksohet nuk është uniteti i tij si institucion, por vendi i tij brenda strukturës së përgjithshme dhe të përbashkët ekonomike të shoqërisë.

Konceptet bazë në arsyetimin ekonomik

Maksimizuesi i arsyeshëm i kënaqësisë personale për qëllimet individuale, në mënyrën më efiçente të mundshme, korigjon mjetet dhe është e rëndësishme për arsye se kërkon të vërtetojë që ekonomia, sikundër kuptohet këtu, nuk kufizohet te analiza e çështjeve monetare, për arsye se ka, gjithashtu, kënaqësi monetare dhe jo monetare.

Prandaj, çdo kënaqësi potenciale ndërlikohet në llogaritjen e kënaqësive ekonomike mund të investigohet sipas arsyeshmërisë ekonomike dhe mënyrës se si veprojnë të tjerët, si dhe një balancë kosto/përfitim që, normalisht, ajo çfarë synohet nëpërmjet arsyetimit ekonomik është përmirësimi i efiçencës, ose bërjes më të mires kur të gjithë punët/gjërat bëhen mirë.

Caktimi më efiçent, është ai që rrit vlerën neto të burimeve dhe, efiçenca në caktimin e burimeve, dallohet nga ana e barazisë që lidhet me drejtësinë e shpërndarjes së pasurisë.

Nga që disa individë i vlerësojnë, më shumë ose më pak, mallrat e veçantë se sa mallrat e tjerë, efiçenca ekonomike, shpesh, mund të rritet nëpërmjet transferimeve vullnetare të mallrave.

Shembulli më i zakonshëm i një transferimi që promovon efiçencën është ai i të hyrit lirisht në marrëdhënie kontraktore, për arsye se njëra palë në transaksion/ndërveprim e vlerëson paranë më shumë se sa mjetin që zotëron, ndërkohë që tjetri vlerëson mjetin e zotëruar më shumë se sa çmimi i kërkuar, këmbimi prodhon një fitim neto në mallrat ekonomikë.

Secili individ, ekonomikisht, është më mirë se sa më parë dhe, për këtë arsye, disa ekonomistë kanë shkuar aq larg sa të argumentojnë se një këmbim i tillë kontraktor, moralisht, është optimal për arsye se ai funksionon brenda teorive të moralit të Kantit dhe atij të dobisë.

Ata argumentojnë se funksionon me teoritë e Kantit për arsye se një kontratë mendohet se përfaqëson një shembull të mirë të ndërveprimit ndërmjet agjentëve të lirë dhe të arsyeshëm.

Ekonomistët kanë një varietet termash për të përshkruar rezultatet përfundimtare të këmbimit ekonomik dhe si shembull mund të merret optimaliteti i Paretos, që përkufizohet si një pikë ku burimet caktohen të tillë që askush nuk është i gatshëm të tregtojë më tej, ose është pika fundore e rastit të një serie të lëvizjeve më të larta të Paretos.

Një lëvizje më e lartë e Paretos e bën të paktën, ekonomikisht, një individ më mirë pa përkeqësuar, ekonomikisht, ndonjë tjetër dhe për arsye se asnjë nuk është më keq, ekonomikisht, pas tregtisë nuk ka humbës në përmirësimet e Paretos, megjithëse mund të jenë shumë pika fundore të rastit optimale të Paretos.

Si e inkurajon ligji efiçencën ekonomike

Lëvizja “Ligji dhe Shkenca ekonomike” pretendon se ligji kuptohet më mirë si një mjet për të promovuar efiçencën ekonomike, por si mund të ndihmojë institucioni i ligjit për të inkurajuar transaksionet efiçente?!

Një mënyrë është ajo që ndihmon në shmangien e situatave që të çojnë në dështimin e tregut dhe një nga shembujt e dështimit të tregut është ekzistenca e monopoleve: një situatë ku një palë është në gjendje të nxjerrë më shumë fitim nga një mall se sa mund të lejojë një treg i shëndetshëm.

Ligji mund të përdoret si një mjet për të siguruar se situatat monopol vështirë se do të ndodhin dhe do të ruhen; një mënyrë tjetër që mund të përdoret sistemi ligjor për të siguruar ekonomikisht transaksione efiçente është përmes masave shtrënguese të kontratave të vlefshme.

Me sigurimin e zbatimit të kushteve të kontratës, gjykatat mund t’u japin palëve në lidhje me një kontratë, besimin se pala tjetër do t’i përmbushë detyrimet për të cilat ka rënë në ujdi, gjë që është, veçanërisht, e rëndësishme në situatat ku palët duhet të plotësojnë detyrimet e tyre në kohë të ndryshme.

A mund të shpjegohet i gjithë ligji s,i ekonomik, në natyrë

Mund të mos jetë e papritur e vërtetë se ligji, shpesh, përdoret për të inkurajuar këmbime efiçentë, por kjo gjë duket se është një tendosje për të pretenduar se ligji si një institucion përshkruhet plotësisht më mirë në terma ekonomikë, por që duket kundërintuitiv (kundërhamendës) që ta shohësh të gjithë ligjin si të bazuar mbi parimet e tregut.

Prandaj, ajo çfarë menaxhon analiza ekonomike e ligjit, nëse, duhet të shohë fusha të tilla të ndara fort si ligji i kontratës, i dëmeve (siguracioneve) dhe ai penal, si i gjithi i bazuar mbi synime ekonomike, që i jep ligjit një bazë më koherente nga sa mund të ofrojnë teoritë e tjera.

I madhi Richard Posner argumenton se rastet e dëmit (ato që përfshijnë dëm privat) mund të shihen si kontraktorë me vështrimin për terma hipotetikë se palët do të binin në ujdi, paraprakisht, për një aksident me qëllim që aksidenti të ndodhë vullnetarisht.

Gjithashtu, se kriminelët do ndalen nga kërcënimi i ndëshkimit vetëm në qoftë se gjasa e ndëshkimit, e shumëfishuar nga sasia e ndëshkimit, do ta kapërcente fitimin e ofruar nga veprimi kriminal.

Ekonomia dhe jurisprudenca normative

Edhe pse në mënyrë analitike jo të plotë, analiza ekonomike i modelon rezultatet aktuale të institucioneve ligjorë më mirë se sa ndonjë teori tjetër; megjithëatë, kjo nuk nxjerr se ligji duhet të përdoret në mënyrë të ndërgjegjëshme për një synim të tillë.

Mbrojtësit e “Ligjit dhe Shkencës ekonomike” kanë argumentuar kundër një përfundimi të tillë, duke përdorur argumentet që vijojnë:

 së pari, pretendohet se kuptimet e fjalëve të tilla si drejtësi dhe detyrë janë kaq të papërcaktuara dhe në çështje gjyqësore që përdorin koncepte të tillë për bazën e vendimeve gjyqësor nuk ofrojnë udhërrëfyes çfarëdo;

 argumentohet se ndërkohë që koncepte të tillë në mënyrë të padobishme janë kompleks, mjetet e analizës ekonomike dhe koncepti i efiçencës ekonomike janë në mënyrë mjaftueshshme të qartë që t’i sigurojnë gjykatësit një bazë solide dhe të parashikueshme për vendimin.

Ligji është në gjendje për të vendosur më mirë sipas efiçencës më saktë se sa drejtësisë ose detyrës për shkak të kufizimeve të kompetencës institucionale dhe një gjë e tillë mund të jetë kështu në qoftë se çështjet e drejtësisë janë aq komplekse sa për të përfshirë informacionin që gjykatat në mënyrë strukturore nuk janë gjendje ta përpunojnë.

Është argumentuar se nga që rasti i paradigmës së drejtësisë futet lirshëm në kontratë, ligji shihet më mirë si një mjet për të optimizuar përgatitjet kontraktore dhe, në qoftë se është kështu, atëhere atje ku ligji mund të ndihmojë është në situatat ku kostot e transaksioneve janë aq të mëdha sa për të ndaluar marrëdhënie efiçente kontraktore.

Këtu Richard Posner argumenton se ligji mund të inkurajojë efiçencën ekonomike me caktimin e të drejtave të pronësisë për ato palë që duhet t’ua kenë siguruar atyre nëpërmjet këmbimit të tregut, në qoftë se kostot e transaksionit ishin më të ulta.

Me fjalë të tjera: ligji duhet të bëjë që të ndodhin caktimet që imitojnë rezultatet e një tregu funksionuse siç duhet dhe, përveç kësaj, mbrojtësit e analizës ekonomike të ligjit kanë inkurajuar krijimin e mëtejshëm të fushave të tjera produktive për analizimin e ligjit.

Ekonomia e sjelljes dhe ligji

Praktikuesit e “Ligjit dhe Shkencës ekonomike të sjelljes” shqyrtojnë kufizimet njerëzorë të arsyeshmërisë të ndikimit nga sjellja e të tjerëve dhe, një prej rezultateve përfundimtarë të ekonomisë së sjelljes, është koncepti i arsyeshmërisë së kufizuar, që nënkupton se informacioni nuk përpunohet sipas një modeli të arsyeshmërisë së përkryer të ndikimit nga të tjerët, por në të kundërtën, shtrembërohet për shkak të kufizimeve të aftësive njohëse të njerëzve.

Për shembull, efekti i dhurimit mendohet të jetë një kufi i sjelljes që shtrembëron vlerësimin e saktë të pasurisë, një aspekt i rëndësishëm i të bërit pazar për rezultate përfundimtare efiçentë dhe, sipas efektit, pronësia e objekteve, krijon një vlerësim të paarsyeshëm njohës për ata.

Pretendim tjetër është se aftësitë njohëse të njerëzve shtrembërohen nga disponueshmëria e mjeteve ndihmëse për të zgjidhur një problem dhe sipas këtij pretendimi disponueshmëria e imazheve të forta mund t’i nxisë njerëzit të mbi ose nënvlerësojnë mundësinë aktuale të ngjarjeve të shoqëruara me imazhin.

Për shembull, prezantimet grafike të të dëmeve shumë të pamundshme mund të jenë më influencues mbi sjelljen dhe kërkesën e përdorimit të pajustifikuar të burimeve se sa analiza statistike që tregon një dëm tjetër njësoj të padëshirueshëm për të qenë më i zakonshëm dhe më i lehtë për t’iu shmangur.

Praktikat e jurisprudencës mund të influencoheshin në mënyrë domethënëse nga rezultate të tilla; për shembull, gjykatësit mund të jenë të influencuar aq në mënyrë të paarsyeshme nga disponueshmëria e mjeteve ndihmëse për të marrë një vendim sa dhe njerëzit e tjerë, prandaj, deklaratat e ndikimit të viktimës mund të ishin korigjues të rëndësishëm për proçedimet në qoftë se prania e një mbrojtësi të paraqitur mirë në gjykatë i devijon vendimet e gjykatësit ose ato të jurisë.
Teoria e lojës

Teoria e lojës i shton modelimit ekonomik dukurinë e veprimit strategjik dhe veprime strategjike janë ato të adoptuara për shkak të natyrës konkurruese të shumë transaksioneve shoqërore; ato adoptohen për shkak të asaj se si një individ parashikon të veprojë një tjetër në këmbim të veprimit të tij; për shembull, një person që dëshiron të blejë një mjet lirë do të vepronte i painteresuar kaq sat ë mos ta sinjalizojë dëshirën e tij aktuale te shitësi.

Gjykimi i shëndoshë tregon se bashkëpunimi i plotë i hapur nuk është gjithnjë shtegu më i mirë që bën që të ndodhin rezultatet e dëshiruara të dikujt; në fakt shumë prej pazarit të investuar caktimin e kontratës efektive duket të jetë se është bërë në hijen e veprimit strategjik potencial në pjesën e palëve kontraktuese.

Hartimi i rregullit ligjor me një sy te mundësia e veprimit strategjik ndihmon të sigurohet se rregullat nuk do të krijojnë rezultate përfundimtare të padrejtë; për shembull, në qoftë se privilegji i të pandehurit kundrejt inkriminimit gjithashtu mund të inkurajojë një deduktim të fajit nga heshtja privilegji do të ishte i gjithi por i papërdorshëm.

Prandaj, gjykatat nuk kanë parandaluar vetëm komentin mbi refuzimin për dëshmuar por, gjithashtu, kanë kërkuar që me kërkesën e të pandehurit, të mos bëjnë deduktim nga një zgjedhje e tillë; më pas, të kuptuarit se legjislatorët mund të kenë adoptuar fjalëzimin e veçantë për një ligj bazuar mbi motive strategjike mund të ndihmojë direkt synimet e sakta të interpretimit gjyqësor dhe ky tip pretendimi, nëse analizohet, shpesh, më mirë me anë të mjetetve të ofruara në teorinë e zgjedhjes publike.

Teoria e zgjedhjes publike

Teoria e zgjedhjes publike qendersohet mbi atë se si natyra e procesit legjislativ dhe vendim – marrja kolektive influencojnë natyrën e ligjit dhe është zbatimi i modeleve ekonomike të vendim – marrjes dhe rezultatet e tyre për çështjet që në mënyrë tradicionale kanë zenë me punë shkencën politike.

Pretendimi i bërë brenda teorisë së zgjedhjes publike është se, të kuptuarit e saktë të proçeseve të vendimit kolektiv do t’i ndihmojë gjykatësit të kuptojnë pozicionin e tyre brenda sistemit.

Në qoftë se vendimet kolektive, në mënyrë të pashmangshme, influencohen nga ata që arrijnë të formulojnë çështjet e debatuara dhe rregullin e votimit (personat që vendosin axhendat), legjislacionit publik do t’i nevojitet të interpretohet në mënyrë të ndryshme nga sa (në qoftë se) ishte një regjsitrim më neutral i dëshirave kolektive dhe, një rezultat i tillë teorik, do ta bënte problematik referencën e gjykatës për qëllimin e legjislaturës.

Kasem Seferi

Share: