Një ushtar i Koresë së Veriut u qëllua me armë teksa u përpoq të kalonte kufirin drejt Koresë së Jugut. Autoritetet e Koresë Jugore thonë se ushtari koreano-verior u qëllua të paktën 5 herë me armë dhe është në gjendje të rëndë.
Ai kaloi në kufirin drejt Jugut në zonën e përbashkët të sigurisë mes dy vendeve, në fshatin Panmunjom. Trupat ushtarake të Koresë së Veriut kur panë se ushtari i tyre kaloi drejt Jugut, qëlluan drejt tij 40 herë, por ai mundi të kalonte dhe u gjet i fshehur poshtë një grumbulli me gjethe.
Rreth 1 mijë njerëz ikin çdo vit nga Koreja e Veriut duke kaluar drejt Jugut përmes Zonës së Demilitarizuar mes dy shteteve, që është një nga vendet më të mbrojtura në të gjithë botën.
Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut teknikisht janë ende në luftë, edhe pse konflikti mes tyre përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim dhe jo traktat formal paqeje. /360grade.al