Home KRYESORE Droga nga Shqipëria nuk ka të ndalur, sekuestrohet një tjetër sasi rekord...

Droga nga Shqipëria nuk ka të ndalur, sekuestrohet një tjetër sasi rekord në Ravena

Një tjetër sasi e madhe droge është kapur nga policia e Ravenës në Itali. Sipas raportimeve paraprake mësohet se bëhet fjalë për 2.2 tonë drogë e llojit marijuanë dhe hashash. Sipas policisë, kjo është një nga sasitë më të mëdha të drogës sekuestruar ndonjëherë në historinë e Ravenës.

Në pranga janë vendosur 4 persona, ku ndër ta 3 janë shqiptarë. Të arrestuarit janë një 26-vjeçar italian dhe shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë respektivisht, 27, 53, dhe 21 vjeç. Të katër personat janë arrestuar nën akuzën e shpërndarjes së drogës. Ndalimi i këtyre personave është bërë nga karabinierët ditën e diel, ndërsa njoftimi është dhënë të hënën.

Hetimet:

Hetimet e para nisën pas një kontrolli të territorit realizuar mesnatën e së enjtes në provincën e Ravenës. Patrulla ka ndaluar një furgon rreth orës 4:30 të mëngjesit, i cili po shkonte drejt Ravena-s. Në furgon ndodheshin dy persona, të cilët fillimisht bënë rezistencë por pas një ndjekjeje të shkurtër arritën të ndaloheshin. Fillimisht u arrestua 26-vjeçari italian, ndërsa kapja e pjesës tjetër u bë ditën e diel./360grade.al/

Share: