Home KRYESORE Fatkeq, apo fatlum? Njeriu me difalinë, të pasurit e dy penisëve. ...

Fatkeq, apo fatlum? Njeriu me difalinë, të pasurit e dy penisëve. Ndodh 1 në 5.5 milionë

Nuk do që emri i tij i vërtetë ti bëhet publik për arsye privatësie, por ka pranuar të intervistohet për të treguar gjendjen e tij shëndetësore të çuditshme, difalinë, të pasurit e dy penisëve.

“DoubleDickDude”, ky është pseudonimi që ka përdorur në rrjetet sociale.

Tregon që kur ka qenë në shkollën e mesme kishte menduar të operohej për të hequr një nga penisët, të cilët shpesh e kanë bërë objekt tallje, por tani është i kënaqur me trupin e tij.

Atyre që i kërkojnë më shumë informacion për gjendjen e tij shëndetësore, ju shpjegon se keqformimi me të cilin lindi është pasjë e dy penisëve plotësisht funksionalë. Pak a shumë si ata që lindin me gjashtë gishta në këmbë.

DoubleDickDude tregon se është biseksual dhe se ka një te dashur vajzë dhe një të dashur djalë: partnerët e tij kanë vlerësuar veçantinë (dhe pse e pranon që zakonisht e shpjegon më parë kushtin e tij për të evituar surprizat) dhe pse ka nga ata që kanë mbetur të shokuar dhe ja kanë mbathur.

Disa të tjerë nuk donin ta besonin që të dy penisët mund të ishin të vërtetë

Por edhe jeta e përditshme ka problemet e saj: urina del nga të dy penisët, duke qenë se ekziston vetëm një muskul që kontrollon veshikën.

” Përpiqem me çdo kusht të shmang bnjot publike që të mos kthehem ne një objekt habish dhe vëshgimesh”.

Statistikat thonë se në SHBA këto raste janë 1 në 5.5 milionë. b.m./dita

Share: