Home KRYESORE Gjendet në Himarë bomba e rrezikshme luftarake

Gjendet në Himarë bomba e rrezikshme luftarake

Një bombë aviacioni shpërthyese është gjetur në fshatin Piqeras në Himarë. Policia bërë shpërthimin e kontrolluar të saj. Bomba u gjet në një ullishte jo shumë afër zonës së banuar.

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë pasi kanë marrë njoftimin se në fshatin Piqeras (jo në zonë të banuar), por pranë një rruge në një sipërfaqe toke me ullinj është konstatuar municion luftarak (bombë aviacioni), kanë shkuar e kanë marrë masat e nevojshme lidhur me perimetrin e sigurisë dhe atë të mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

“U njoftua Prefektura, Shtabi i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes , Qëndra e Emergjencave, Specialistët e Repartit të Xhenios të cilët kanë bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar dhe pa probleme të municionit luftarak (bombë aviacioni shpërthyese e Luftës së 2 Botërore, me përmasat : 1.20 metër e gjatë me peshë totale 70 kg, ku 30 kg është sasia e eksplozivit). Policia falenderon shtetasin i cili menjëherë sapo konstatoi këtë municion luftarak, njoftoi Strukturat Policore për të vijuar me veprimet e mëtejshme”, bën të ditur policia lokale. /Opinion.al

Share: