DASHI
Është mirë që të gjeni gjuhën e përbashkët me të afërmit për këtë periudhë, për të evituar mosmarrëveshjet. Shpenzimet duhen për raste të tilla, por jo pa kriter.
DEMI
Mërkuri në shenjë, që ndikon dhe në humorin tuaj do t’ju ndihmojë të konkludoni me sukses të gjitha punët që ju kanë mbetur për të mbyllur vitin. Mos harroni miqtë tuaj të largët.
BINJAKËT
Përqendrimi i planetëve që nuk ju favorizojnë mund të sjellin ndonjë problem të vogël, por do të jetë diçka e përkohshme. I pajustifikueshëm nervozizmi që tregoni në raportet me të tjerët.
GAFORRJA
Energjitë tuaja mund të jenë të shkëlqyera në këtë periudhë, si në punë dhe në dashuri, ku nuk përjashtohet një lidhje e re. Kjo harmoni përcillet dhe në familje dhe mes miqsh.
LUANI
Shfrytëzoni në maksimum kohën që ju ka mbetur për të finalizuar projektet që keni në dorë. Dashuria dhe financat tani për tani nuk janë të kënaqshme për shumë shpejt do të rikuperoni.
VIRGJËRESHA
Hëna do t’ju shoqërojë ëmbëlsisht gjatë gjithë kësaj periudhe. Ata që janë single mund të gjeni ngrohtësi në një person të veçantë, i destinuar ndoshta të bëhet i rëndësishëm për ju shumë shpejt.
PESHORJA
Mërkuri është përgjithësisht pozitiv edhe pse mund të ndikojë disi në rritjen e tensioneve në një debat për probleme në pune. Mundohuni të qëndroni në shtëpi pranë njerëzve që ju duan.
AKREPI
Impenjimet janë të shumta, por duhet të bëni shimë kujdes për të evituar konfuzionin. Megjithatë priten të reja në planin sentimental, ku gjërat lëvizin me shumë shpejtësi dhe pozitivisht për ju.
SHIGJETARI
Humori juaj mund të mos jetë në lartësinë e duhur, por kjo nuk do t’ju pengojë aspak që në ambientin ku jetoni të jeni shumë tërheqës dhe të “diktoni ligjin”. Optimizmi është arma më e mirë.
BRICJAPI
Serioziteti që shpesh ju karakterizon do të vijë duke e zbehur. Një udhëtim i improvizuar mund sjellë një të papritur shumë të këndshme në planin sentimental.
UJORI
Urani dhe Marsi në shenjë mund të sjellin një farë pështjellimi që mund t’ju mjegullojë mendimin dhe idetë, por është Afërdita në shenjë ajo që ju risjell kthjelltësinë. Mirë dashuria.
PESHQIT
Pritet një ditë në të cilën shumë prej jush do të jenë tepër aktivë në punë e në kontaktet me të tjerët. Në fakt Mërkuri dhe Afërdita stimulojnë shumë takimet, udhëtimet, marrëveshjet etj.