Home KRYESORE Horoskopi, e hënë 20 nëntor 2017

Horoskopi, e hënë 20 nëntor 2017

Dashi

Do të keni dëshirë që ta nisni javën e re në mënyrë tejet të kujdesshme, inteligjente dhe inovative. Nuk do të mungojnë idetë krijuese dhe zgjidhjet të cilat do të rezultojnë me shumë vlerë. Do të jeni të fortë dhe të vendosur.

Demi

Venusi ju bën tejet të ndjeshëm dhe të kuijdeshëm, me dhe pa vetëdijen tuaj. Një realitet ndoshta jo shumë komod, pasi do të keni të bëni me persona të paqëndrueshëm dhe gati për të ndryshuar ide shumë shpejtë. Kjo gjë nuk do t’iu pëlqejë aspak.

Binjakët

Do të jetoni emocione dhe pasione të forta, gjë që do të lëvizë çdo gjë rreth jush. Do të jeni të mbushur me energji, enkas për të jetuar situatat me të cilat do të përballeni. Do të argëtoheni pa masë.

Gaforrja

Do të jetë një ditë shumë e çmuar dhe interesante sa i takon sferës profesionale, veçanërisht për mënyrën me të cilën do të përballeni me angazhimet e punës. Gjatë kësaj të hëne mendimet do të jenë të ndezura dhe plotë ide për të zgjidhur më së miri çdo gjë.

Luani

Flisni, bisedoni dhe dëgjoni. Bëjeni pikërisht gjatë kësaj dite, pasi yjet do ju mbrojnë dhe do ju bëjnë mjaft simpatikë si dhe gjenialë në zgjedhjen e fjalëve. Gjithashtu do të jeni të parezistueshëm për mënyrën se si do të veproni. Kjo e hënë rrezikon që t’i bëjë shumë mirë egoizmit tuaj.

Virgjëresha

Mërkuri do të jetë në kontakt të ngushtë me energjitë dhe risitë e momentit. Ky do të rezultojë një fenomen i aftë për ta bërë vërtetë interesante këtë fillim jave. Nuk të mbetet gjë tjetër përveçse të jetoni qetësisht, por me mendjen e hapur ndaj gjërave të reja dhe gjithçkaje që lëviz përreth.

Peshorja

Hëna do të vendosë në kontakt mes tyre shumë energji në qiell. Diçka që për shenjën tuaj, do të përkthehet sigurisht në dëshirë dhe kapacitet për të thënë dhe folur në mënyrë të qartë dhe origjinale, duke thyer tabu dhe duke qartësuar shumë realitete të fshehura.

Akrepi

Si mendoni se do e përballoni këtë fillim jave në të cilën ndiheni të nxitur për të bërë sa më shumë dhe më mirë? Këshillohet dialogu i thellë dhe dëshira për të jetuar plotësisht çdo situatë. Kjo është ajo që ju duhet.

Shigjetari

Hëna dhe Mërkuri do të ndikojnë plotësisht në shenjë, por edhe në raport me planete të tjera. Diçka që do të ngjallë tek ju emocione dhe që do ju lejojë që të jetoni qetësisht situatat e momentit. Por në fund të fundit, do të keni gjithçka nën kontroll.

Bricjapi

Do të nisni të mbyllni në mënyrë energjike shumë llogari me persona dhe situata problematike, tek të cilët nuk besoni shumë dhe që dëshironi që t’i mbani larg. Bëjeni tani, sidomos nëse ndiheni të fortë dhe të bindur. Veproni me shpejtësi, në mënyrë që të hapni rrugë.

Ujori

Mësoni të dialogoni më mirë dhe sa më shumë me njerëzit që i cilësoni miq, dhe me gjithçka që ka të bëjë me ju. Fitoni siguri dhe optimizëm i cili do ju ndihmojë shumë. Mos i çoni dëm mundësitë që do ju ofrohen.

Peshqit

Nëse po ëndërronit një fillim jave të qetë, atëherë do të zhgënjeheni. Kjo pasi do të përballeni me njerëz të pandjeshëm, në kërkim të zgjidhjeve dhe reagimeve. Në një farë mënyre do të duhet të jepni drejtim.

Share: