Home KRYESORE Iu gjetën në makinë dy patentat e ish ministrit, biznesmeni Sota: I...

Iu gjetën në makinë dy patentat e ish ministrit, biznesmeni Sota: I ka lënë shoferi i Tahirit

Policia shqiptare ka njoftuar zyrtarisht se në datë 02. 11. 2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat sh.p.k pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t’i përdorte për likuidimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Veprat Penale parashikuar nga nenet 291, 242 e 180 të Kodit Penal”.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar sot se Orest Sota i janë gjetur në makinë 800 mijë euro dhe dy patenta për drejtim makine, në emër të Saimir Tahirit.

Sipas dëshmive të dhëna në shtyp, në veturën e biznesmenit janë gjetur dy patenta të Saimir Tahirit për drejtim mjeti lundrues dhe patenta e gruas së tij si shofere.

Biznesmeni ka dhënë shpjegime se ato i ka lënë aty shoferi i Saimir Tahirit, me të cilin ai ka shoqëri.

Ndërsa lidhur me eurot, biznesmeni i hekurit shpjegoi se ishte duke bërë një pagesë për blerje hekuri. Sota është një nga biznesmenët e mëdhenj të importit të hekurit në Shqipëri.

Share: